Çka nëse nuk votohet gjykata speciale për “njerëzit special”?!
Arianit SLLAMNIKU
/2L ONLINE/ – Nga koha e daljes së kërkesës për themelimin e gjykatës special, kemi një varg ngjarjesh që e kanë specifikuar Kosovën, si ngërqi 6 mujor i themelimit të qeverisë, daljet masive të qytarëve të saj jashtë vendi, zgjedhjet partiake, konflikti I Kumanovës, dënimet e para të shqiptuara ndaj liderëve ushtarak të UÇK-së etj.
Zotimet e qeverisë të bëra ndaj faktorit perëndimor I cili realisht mbetet partneri kryesor në vendin tonë, duhet plotësuar me përpikmëri nga qeveria e sapoformuar pasi që marrëveshja e koalicionit bartë edhe obligimet e saja për plotësimin e reformave në vend si kërkesë e vazhdueshme e partnerëve kosovar e që specifikisht janë SH.B.A.-të dhe BE-ja.
Duke zbërthyer pozitat dhe relacionin e akterëve politik, në vazhdim do të japim tablonë e plotë përmes ngjarjeve, marrëveshjeve, situatave, besueshmërisë dhe vështirësive të akterëve politik.
Cila është me e lehtë për z. Isa Mustafa, kyreministër apo kryetar partie?!
Pyetje të cilën vetëm kryeministri ynë mundet ta ndjejë pasi mund të ndodhë që gjykata speciale do t’a determinon edhe legjitimitetin e kuvendit të fundit të LDK-së!
Liberalizimi I Vizave dhe Themelimi I gjykatës speciale.
Në njërën anë kemi çështjet të cilat dita ditës po shtrohen në tavolinën e kryeministrit Isa Mustafa e që po duket të jenë të vështira për implementim edhe për partnerin e koalicionit e lëre më për vet kreun e qeverisë që e ka të shtrirë autoritetin e tij gjithandej në parti dhe në qeveri.
Në ndërkohë për Kryeministrin e vendit doli edhe një sfidë jo e lehtë nga ajo e mos votimit të qeverisë në krye me te nga vet deputetët e tij, e ajo është sfida me zgjedhjet partiake brenda LDK-së të cilat pas përfundimit të procesit të tij, po konsiderohen me shkelje statutare, diktatoriale, përjashtuese nga njëra palë dhe si proces I përmbyllur me sukses, kuvend demokratik, kryetar dhe organe legjitime bazuar në statutin e partisë, nga palët tjera të cilat po na japin një ndjenjë pasigurie gjë që ndryshimi I deklaratës së kryetares së degës së përjashtuar të LDKsë në Gjermani, zonjës Gërvalla nga njohja legjitime e kryetarit të zgjedhur z. Isa Mustafa dhe pas më pak se 48 orëve ndryshimi I bindjes së saj më prononcimin se “duhet të ndjekën anët ligjore për të parë mundësinë e përsëritjes së atij kuvendi” është vetëm fillimi I një spektakli që nuk dihet se ku do të mbaron.
Cila është më e lehtë për z. Thaçi, menaxhimi I votës së deputetëve apo pritja për t’u bërë president?
Duke e pasur parasysh shqiptimin e dënimit të grupit të Drenicës një ditë më parë, shqiptim I cili karshi emocionit patriotik e nacionalist të disa deputetëve mendoj se një numër prej tyre mund të dalin kundër si pasojë e involvimit të tyre në çështje të caktuara e që mund të jenë objekt I trajtimit nga ky institucion me seli në Holandë. Andaj “dita D” e votimit të gjykatës special del se kryetari I PDK-së z. Thaqi kishte pasur telashe me një grup deputetësh të PDK-së të cilët janë deklaruar se nuk do ta votojnë gjykatën në fjalë me çka edhe bëri të dështojë votimi në fjalë.
Pritja për pozitën e Presidentit që realisht është njëra ndër pikat kryesore të marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK mund edhe të mos realizohet nëse dështon votimi I gjykatës special më çka mund të marrim për bazë përsëritjen e kuvendit të LDK-së dhe nxjerrjen në skenë të një lidershipi tjetër nga ky I sotmi, gjë që me automatizëm do ta rrezikojë funksionimin e qeverisë me çka shpresa e vetme Kushtetuese është dalja e presidentit të ri, e që realisht me prishjen e koalicionit në fjalë z. Thaçi mund bie nga kombinimi si presidenti pasues I zonjës Jahjaga.
A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme?!
Është paradoksale që nëse akterët politiko-ushtarak thirren në pastërtinë e veprimtarisë së tyre të asaj kohe dhe të hezitojnë që të dëshmojnë atë edhe para institucioneve ligjvënëse. Çka nëse dikush ka keqpërdorur emrin, emblemën, institucionin apo edhe fuqinë politiko-ushtarake për përfitime të tija personale apo grupore në emër të kauzës kombëtare?
Neve si popull kemi pasur fatin që në paqe të na e marrin liderët tanë politiko – ushtarak si rasti Limaj dhe Haradinaj për ti gjykuar në Hagë por të cilët na bënë të na dalin lotët e gëzimit kur u shpallën të pafajshëm para drejtësisë ndërkombëtare, bile z. Haradinaj është vetëdorëzuar në Hagë nga pozita e Kryeministrit të vendit dhe sot mburremi me pastërtinë e treguar të tij pasi që me pastërtinë e tij si figurë, e pastër u tregua edhe vet institucioni I të cilit ishte prijësi I saj.
E njëjta do të duhej të ndodhë me tërë procesin gjyqësor të speciales për Kosovën për të dëshmuar që tërë procesi dhe akterët e saj kanë qenë të pastër dhe kanë luftuar vetëm për një kauzë të vetme gjë që është edhe kërkesë e vazhdueshme e partnerëve dhe themeltarëve të shtetit të Kosovës, SH.B.A-ve dhe BE-së.
Rreziku potencial I shkuarjes në zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme është skenari nëse dështon votimi I gjykatës speciale, me çka bënë që edhe struktura politike – partiake të ndryshojë dhe të marrë formë tjetër nga kjo që e kemi sot.
Derisa shkuarja në zgjedhje nënkupton që të gjitha proceset të cilat do të duhej të realizoheshin gjatë kësaj kohe, do të duhej të shtyheshin edhe për një kohë të pacaktuar, e që i bie stagnim edhe për një kohë I vendit tonë drejt plotësimit të reformave dhe avancimit drejt integrimit të BE-së.
Përfundim
Fundja, në një mënyrë apo tjetër, gjykata speciale do të marrë jetë.
Krejt çka I mbetet lidershipit politik në vend është që të zgjedhin rrugën më të mirë dhe pa pasoja të arritjes së përmbushjes të obligimit I cili buron nga kërkesa e partnerëve tanë siç janë SH.B.A.të dhe BE-ja të cilën realisht janë edhe sponzorizuese të këtij mekanizmi institucional ligjor ashtu siç kanë qenë edhe sponzorizuese ushtarake, financiare e institucionale për Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Presim që gjithçka do të sqarohet së shpejti dhe në cilëndo formë! /2L ONLINE/
