Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni, yndyra në stomak është ende aty? Ne ju paraqesim disa nga arsyet pse yndyra grumbullohet në bark. Për t’u liruar nga ajo, është e nevojshme për të bërë të kundërtën e asaj që është deklaruar më poshtë.
Rregullisht pini pije të gazuara
Nëse pothuajse çdo ditë konsumoni pije të gazuara, atëherë nuk veproni mirë ndaj trupit tuaj. Vetëm 1-2 gota pije të gazuara në ditë, ndikon që yndyra në bel të akumulohet pesë herë më shpejt sesa tek ata që nuk pijnë këto pije. Sasia e madhe e sheqerit në pijet e gazuara nxit dëshirën për të ngrënë më shumë se sa duhet. Pijet dietale të gazuara nuk janë më të mira, por më së miri është për të pirë lëngje frutash natyrale.
Konsumoni nga pjata e madhe
Gjithmonë kushtoni vëmendje madhësisë së pjatës,pamarparasysh nëse hani në shtëpi, ose në një restorant. Një studim ka zbuluar se njerëzit obez preferojnë pjatat e mëdha më shumë se ato të vogla apo të mesme. Kur hani nga një pjatë e madhe, hani më shumë se që ju nevojitet dhe në këtë mënyrë, depozitoni më shumë yndyrë në trupin tuaj. Konsumoni nga pjatat më të vogla dhe shtoni më shumë ushqim nëse është e nevojshme.
Konsumoni natën vonë
Edhe pse është e vërtetë se trupi djeg një sasi të caktuar të yndyrës përderisa flemë, ajo nuk do të bëhet në mënyrë efektive në qoftë se shkoni në shtrat me një stomak të mbushur plotë. Përveç që shkakton depozitimin e yndyrës në stomak, ngrënia vonë mund të rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të tretjes. Për të parandaluar këtë, hani ushqim në sasi të vogla gjatë natës dhe mos shkoni për të fjetur për të paktën tri orë pas darkës. Nëse vërtetë jeni të uritur natën vonë, konsumoni ndonjë prej frutave.
Konsumoni kur jeni i pikëlluar, i zemëruar dhe i mërzitur
Kur jeni i pikëlluar, i zemëruar dhe i mërzitur, a është ushqimi gjëja e parë që e merrni në dorë? Herën tjetër kur dëshironi të relaksoheni me ushqim, mos harroni se nuk jeni të uritur dhe gjeni një rrugë tjetër. Ushqimi për shkak të emocioneve do të bëjë të ndjeheni më mirë, por do të kontribuojë gjithashtu në rritjen e sasisë së yndyrës në stomak. Në vend që të konsumoni ushqim, pini një gotë me ujë, bisedoni me një mik apo shkoni për një shëtitje.
Nuk flini mjaftueshëm
Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë për çdo natë. Nëse bëni gjumë të mjaftueshëm, niveli i kortizolit ( hormoni i stresit ) rritet dhe për këtë arsye gjatë ditës lind një nevojë e fortë për ushqim. Për të mbajtur nivelin e kortizolit nën kontroll, sigurohuni që të fleni mjaftueshëm. Në këtë mënyrë balancohet niveli i kortizolit dhe stimulohet prodhimi i leptinës, një hormon që ndihmon të kontrollojë oreksin.
Nuk merrni proteina të mjaftueshme
Të rriturit duhet të konsumojnë 20-25 gram proteina për çdo racion, por kjo varet se sa jeni aktiv dhe sa peshoni në krahasim me lartësinë tuaj. Meshkujt do të duhej që me çdo racion të marrin 10 gram proteina shtesë, që të jenë të shëndetshëm. Nëse rrisni konsumin e proteinave, do të balanconi nivelin e sheqerit në gjak dhe do të zvogëloni nivelin e insulinës, e cila do të ndihmojë për të shpejtuar metabolizmin.