DYLON

Çka do të përfitojnë Presheva dhe Bujanoci nga donacioni gjerman për refugjatë

Avatar photo Redaksia

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin dhe kryetarët e 14 komunave të prekur nga kriza e refugjatëve kanë nënshkruar në Preshevë një marrëveshje bashkëpunimi.

“Gjithçka që do të ndërtojmë, shkolla, rrugë, objekte të gjitha do ti mbesin qytetarëve kur të kaloj kriza e refugjatëve”, theksoi Vulin.

EkoHigjiena

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte drejtori i zyrës së bankës për zhvillim nga Gjermania (KFW) Arne Gros që përmes qeverisë gjermane ka dhënë donacion prej 5.4 milion euro për këtë projekt, shkruan Titulli.com.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët të cilët kanë duruar shumë gjatë krizës së refugjatëve”, ka thënë Gros.

Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe komuna e Preshevës dhe Bujanocit ndërsa ajo çka do të përfitojnë nga ky projekt i përbashkët i qeverisë gjermane akoma nuk është bërë e publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.