Një cistë është një qeskë e mbushur me lëng ose material tjetër gjysmë të lëngshëm që formohet në vezore. Ekzistojnë shumë lloje cistesh, por pjesa më e madhe e tyre janë të parrezikshëm për shëndetin. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për ciste folikulare (d.m.th jo patologjikë) që i detyrohen mungesës së ovulimit. Nëse ky i fundit nuk ndodh, folikulat nuk piqen dhe shkëputen duke u shndërruar në ciste nga të cilat marrin edhe emrin.
Ciste folikulare janë shumë të zakonshme dhe përthithen vetë nga organizmi brenda 60 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh, ata mund të rriten shumë në përmasa dhe të bëhen të rrezikshëm. Kjo ndikon që të kemi çrregullim të ciklit menstrual që ndonjëherë shoqërohet edhe me ndërprerje. Problemet e rënda shpesh zgjidhen edhe me ndërhyrje kirurgjikale.
Më problematikë janë cistet endometriozikë ose cistet çokollatë. Quhen kështu sepse janë në ngjyrë të errët dhe të mbushur me gjak. Në përgjithësi janë të vegjël (1,5-2 centimetra) por mund të bëhen shumë të mëdhenj dhe duke plasur mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme në bark. Pikërisht për të shmangur plasjen, duhen hequr sa më parë të jetë mundur. Këto lloj cistesh zakonisht japin dhimbje gjatë menstruacioneve.
Çdo gruaje i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Shumë prej tyre, duke mos shkuar asnjëherë tek mjeku, e kuptojnë se kanë diçka që nuk shkon në organizëm vetëm pasi nuk ngelen shtatzënë. Por sipas mjekëve, kontrollet janë të domosdoshme për të shmangur pasojat e rënda.
Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale. Simptomat e tyre janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje në fund të barkut të ngjashme me ato të menstruacioneve, dhimbje trupi, dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe shpesh dhimbje stomaku.
Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t’i drejtohet mjekut, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ekografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër.
Faktorët që mund të shkaktojnë cistit akut
Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur cite të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “cistin e muajit të mjaltit”. Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë).
Një rol të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin e letrës nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjent intim, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pH-në (aciditetin) dhe ulin mbrojtjen e organizmit.
Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.
Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe për dobi të tjera shëndetësore, është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.
Mosha më e rrezikuar
Zakonisht cistet në vezore prekin të gjitha femrat që janë në moshë riprodhimi, por kjo nuk përjashton edhe ato që janë në menopauzë. Por në këtë rast, mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për të parë nëse bëhet fjalë vërtet për një cist apo për ndonjë masë tumorale që duhet hequr.
Kontracepsioni dhe heqja
Në përtharjen e tyre, nëse kjo nuk bëhet nga vetë organizmi, është provuar se janë shumë efikase pilulat ose ndryshe kontraceptivët që na mbrojnë nga shtatzënitë e padëshiruara. Për sa i përket heqjes, dy janë metodat kryesore: laparoskopia (metodë e ndërhyrjes pa prerje) dhe mënyra klasike (kirurgjike) e operimit.
Frika më e madhe
Frika më e madhe është ajo që cisti mund të bëhet malinj. Një rrezik që i intereson vetëm 1-5% të grave ku zhvillohen forma të veçanta cistesh, origjina e të cilëve nuk është shumë e njohur e që mund të shndërrohen në beninj. Megjithatë mjafton t’i nënshtrohemi një kontrolli klinik për të hequr dyshimet. Për të gjitha femrat që kanë probleme me cistet, qofshin këto beninje apo malinje kontrolli rutinë tek mjeku çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj është i domosdoshëm.