(2L ONLINE) – Kosova, vendi i bekuar, me politikan e politika të gabuara. Shumë e njeri pa shkollë është bërë drejtor, gjykatës e qe besa edhe me traktorë. Kemi politikan tepër ekonomistë që kursejnë miliona nga pagat mujore të ‘pista’. Pak nga pak, por në vazhdimësi valët e privatizimit na shkatërruan ekonominë.
Shkruan: Betim A. Osmani
Aty ku historia përsëritet çdo ditë… Aty ku politikanët marrin paga nëpër burgje… Aty ku njerëzimi akoma rrahën për megja… Aty ku për shkak të borxhit banka ta merr lopën… Aty ku buzëqeshja nuk e përcjell blerjen… Aty ku nga zarfi nxirret presidentja… Aty ku gjykata kushtetuese merr vendime kundër-kushtetuese… Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë… Aty ku ‘evropianët e rinj’ kanë mbetur më të izoluarit e Evropës… Aty ku policia shtyp studentët për shkak të rektorit…
Ku? Aty pra, në Kosovën që më mahnit e ma lodh trurin. Mbi të gjitha, aty ku lagje e qytete nuk kanë kanalizim por investohet në autostrada pa asnjë kalkulim. Lidhjet rajonale sikur në Pakistan, ndërkohë investohet që të lidhen e përfitojnë fqinjët tanë! Kosova e dashur me shumë parregullsi e tepër pak drejtësi!
Paradoksi i shëmtuar, “Do ta bëj Gjakovën Gjermani” wtf? Kështu thoshte një politikan i paditur por çuditërisht prapë votat i dolën në kuti! Vetëm vetëdijesimi qytetar rrezikon statusin e disa të paditurve që akoma janë pjesë e skenës politike. Pa ringjalljen e guximit qytetar kurrë nuk do të kemi shtet ligjor e funksional.
Mjaft u luajt me qytetarët, institucionet dhe pasurinë shtetërore. Kosova ka dështuar në shumë aspekte por kryesorja në ndërtimin e shtetit ligjor. Ne nuk mund të rrimë peng i kësaj klase të dështuar politike e institucionale. Pra, sundimi i ligjit dhe vetëm LIGJI siguron të ardhmen prosperuese të Kosovës. /2L ONLINE/