DYLON

Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?

Avatar photo Redaksia

Çaji i zi dhe ai i gjelbër kanë prejardhje nga bima Cmellia sinesis. Në të dyja këto raste mblidhen edhe fletët nga shtresa e sipërme e bimës. Po ku ekziston dallimi?

Dallimi vjen nga procesi i prodhimit, i oksidimit dhe nga procesi kimik që pasojnë gjatë përgatitjes.

EkoHigjiena

Çaji i gjelbër
Për t’u prodhuar çaji i gjelbër, fletët mblidhen, thahen dhe pastaj përpunohen në avull (stili japonez) apo piqen (stili kinez). Ky proces ngadalëson oksidimin, andaj fletët përmbajnë ngjyrën dhe shijen specifike.

Çaji i zi
Për t’u prodhuar çaji i zi, fletët pas mbledhjes thahen pastaj grimcohen, këputen dhe ndrydhen në mënyrë që të shpejtohet oksidimi para se të thahen plotësisht. Prandaj fletët kanë ngjyrë të errët e cila ka aromë më të fortë.

Cili çaj ka më shumë kafeinë
Sipas të dhënave të Klinikës Mejo, transmeton Telegrafi, sasia e kafeinës e cila gjendet në çaje sillet prej 24 – 40 miligramë në një filxhan çaji të gjelbër dhe 14 – 61 miligram në një filxhan çaji të zi.
Cili çaj ka më shumë antioksidantë

Edhe çaji i zi edhe ai i gjelbër përmbajnë antioksidantë, të cilët mund të ndikojnë në mënyrë preventive në rastin e shfaqjes së kancerit dhe të sëmundjeve të tjera. Mënyra e ndryshme e prodhimit u siguron çajeve lloje të ndryshme antioksidantesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.