DYLON

Cilësia në arsim po vazhdon të bie

Cilësia në arsim po vazhdon të bie
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Nga informata që iu shpërnda këshilltarëve komunal të Gjilanit, në seancën e mbajtur me 24 shkurt, në lidhje me suksesin në gjysmëvjetorin e parë, në shkollat e komunës së Gjilanit, për vitin shkollor 2021-2022, lehtë mund të konstatohet se gjendja në arsim nuk është e mirë, madje është më e keqe se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar shkollor.

EkoHigjiena

Këtij konstatimi po ia bashkëngjesim disa pjesë të informatës zyrtare të Drejtorisë Komunale të Arsimit ku krahasohet suksesi i gjysmëvjetorit të parë të këtij viti me atë të vitit të kaluar shkollor kështu që:

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2020- 2021, me sukses pozitiv e kishin mbaruar 61.91% të nxënësve. Ndërsa, gjysmëvjetorin e parë të këtij viti (2021-2022), me sukses pozitiv e përfunduan 56.32% të nxënësve ose 5.59% më pakë se në vitin paraprak.

Edhe krahasimi i mungesave dëshmon për trendin negativ në shkollat tona. Derisa në gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar shkollor, për kokë nxënësi kishte nga 6.73 mungesa, në periudhën e njejtë të këtij viti shkollor numri i mungesave u rritë në 10.80 për kokë nxënësi.

Nga informatat e njejta mësojmë se edhe suksesi i nxënësve të klasave: I-V krahasuar me suksesin e nxënësve të klasave lX-Xll dallon shumë.

Derisa, cikli i ulët (kl. I-V) gjysmëvetorin e parë të këtij viti shkollor, 99.43% e nxënësve e ka përfunduar me sukses pozitiv, përqindja e nxënësve të shkollave të mesme të larta (lX-Xll), që e kanë përfunduar gjysmëvjetorin  me sukses pozitiv,  është ulur, në  56.32%.

Në raport nuk ka të dhëna se sa është përcjell puna e mësimdhënësve nga inspektorët e arsimit dhe drejtoritë e shkollave?

Gjithashtu nuk dihet se sa është mbajtur mësimi praktik në shkollat profesionale?

Pse kanë mbetur të panotuar 60 nxënës?

Pse mungojnë shënimet për mbi 400 nxënës?

Cili është numri i mungesave të mësimdhënësve? E kështu me radhë.

Megjithatë nga kjo informatë vërtetohet edhe zyrtarisht se rënja e cilësisë në arsim nuk ka të ndalur.

Deri kur kështu?! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.