DYLON

Cilat janë 8 ushqimet që na ndihmojnë të kurojmë mëlçinë?

Avatar photo Redaksia

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Por, cilat janë 8 ushqimet që na ndihmojnë të kurojmë mëlçinë?

Hudhrat – Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.

EkoHigjiena

Qitro – Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Panxhari – Përmban flavonoidë që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.

Kafja – Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

Gjethet jeshile – Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesën e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshem.

Brokoli dhe lulelakra – Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të mëlçisë në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një arme e forte kundër toksinave kanceroze.

Shafrani i Indisë dhe kanella – Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe anti-inflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.

Arrat – Arrat përmbajnë glutathion – antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.