DYLON

Cilat ishin porositë e Ramës për përfaqësuesit politik e institucional shqiptarë të Luginës

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit në Serbi është takuar me shqiptarët e Preshevës, me të cilët ka bërë një bilanc mbi përparimet dhe ngecjet në nevojat e banorëve të Luginës, që pas vizitës së fundit të tij në vitin 2014, shkruan Titulli.com.

Kryeministri Rama u ka propozuar shqiptarëve të Luginës binjakëzimin e komunave të kësaj zone me komunat e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që bashkërisht të gjendet zgjidhje për tejkalimin e sfidave ekonomike, sociale, kulturore dhe të avancimit të pozitës së tyre.

EkoHigjiena

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shtuar se qeveria e tij do të vazhdojë me vullnet të plotë të promovojë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë.

video: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.