Cikël poezish nga Edonë Beqiri – Krasniqi

Cikël poezish nga Edonë Beqiri – Krasniqi

Cikël poezish nga Edonë Beqiri – Krasniqi

JASHTË VETES

Në mes ferrit dhe parajsës
ta kapa dorën fortë
për të mos e lëshuar kurrë,
u bëra engjëll në mes djajve
në shtratin zjarr
por me trupin akull.

Më dhe qiellin yjet e diellin
më mbaje veç lart
me duart e tua të hekurta,
më këndoje në vesh
“engjëjt nuk jetojnë në tokë”
pa me prekur
sikur të kisha vdekur.

Si të ta kuptoj botën
përmes bebëzave të syve tu
kur vet kam nis të verbërohem?

Symbyllur të të kuptoj përmes prekjes, puthjeve,
apo dashurisë që qonim në shtrat?
Ose përmes heshtjes
që po na vret ngadalë!

Tani më shiko thellë në sy e mi numëro
copëzat e shpirtit që kam thyer,
për të mbushur boshllëkun tënd!

GABIMISHT

Kokën e ke livadh të gurtë
të mbushur me gjemba të prehta,
aty ku çdo nerv e ka ngjyrën e vyshkur të vjeshtës.
E petalet e trëndafilave ikën nga ty që në janar!

Si ka mundësi
një shpirt kaq i vogël,
pa tru
një spermatozoid që u fekondua gabimisht,
ta ndajë trëndafilin nga gjembat e saj?
Nga ai trup ku u kurorëzuan bashkë!

Ah sikur të binte pak shi
mbi ty,
të të ujiste mendimet
e të kuptoje se vetëm gjembat dhe kjo ngjyrë e vyshkur pa jetë të përket ty.
Sepse ti e ke kaq te vogël…
njeriun brenda teje!

NATË E GJATË

Nuk të lë të më ikësh duarve
me vrap jashtë shtratit
me çarçafë sateni.
Ndjehu si të duash
më shaj,
bërtit,
më urrej,
kërcit dhëmbët
e më kafsho me ata sy!
Duart t`i kam lidhur me litar kuajsh
kot harxhon forcë t`i këputësh.

E di se të pëlqen të t`i kap
qimet nëpër gjoks
me thonjtë e zi si sëpatë,
dhëmbët teh të mprehtë, vulë në qafën tënde
e puthje çdo sekondë në këtë natë.

Do të pikoj qiriun mbi lëkurë,
e shishen e verës do ta derdhë mbi trup,
do lëpijë çdo pikë të saj
deri sa të dëgjoj një ofshamë
që do më ngulfasë.

Tani mi hiç taket me maje të gjuhës
ma gris fustanin tyl me ata dhëmbë,
djersitu duke bërtitur e duke
më vrarë me ata sy,
se un vetëm kështu di të të dashuroj
vetëm kështu mund të jesh me mua,
i krisur
zjarr i nxehtë
e i lidhur të të bëjë ç’të dua.

LËMSH

Labirint me yje pa fund
e ëndrra të zgjuara me vonesë,
klithma të lëna në gjysmë
unë, uji që rrjedh plot vrull!

Frymë që nuk ngopet, pa jetë
realitet që të ngulfatë dalëngadalë,
me rreze të diellit mbi trup qëndisur
e djersët më vijnë zvarrë!

Kengë që nuk u këndua asnjëherë
fjalë të pathëna në harresë,
shi që nuk na lagi as gishtat e këmbëve të ftohta,
kohë pa kohë
me muzikë të shurdhër!

Cigare e ndezur në tavolinë
shishe e verës që më bën shoqëri,
shpirt i butë për një botë të egër
natë që nuk përfundon asnjëherë!

SHI

Shi i çmendur
vetëm ky është,
ama mos u ndal
fryej fuqishëm
lësho një zë të frikshëm
përplas e thyej çdogjë.

Dridhi kulmet e shtëpive pa shpirt
bjer i shpeshtë
dhe bjer fortë
lagi edhe gishtat e këmbëve të dreqit.

Shi i çmendur
çmende këtë tokë
që vështirë po na mban.

KOMENTE