DYLON

Cigaret nuk i qetësojnë nervat

Avatar photo Redaksia

Edhe pse shumica e duhanpirësve pohojnë se cigaret i “qetësojnë nervat”, e vërteta është se kjo shprehi e keqe në asnjë mënyrë nuk ndihmon në luftën kundër stresit.

Me gjithë bindjen se shumë njerëzve cigaret nuk ua qetësojnë nervat, përkundrazi – duhanpirësit janë të ekspozuar 70 për qind më shumë ndaj rrezikut më të lartë nga ankthi dhe depresioni në krahasim me joduhanpirësit, sipas një studimi të ri britanik.

EkoHigjiena

Universiteti i Londrës e ka kryer një studim që përfshiu 6500 persona dhe janë analizuar edhe shprehitë e tyre të duhanpirjes dhe shëndetit mendor. Më shumë se 18 për qind e duhanpirësve kanë raportuar problem me ankth dhe depresion, krahasuar me 10 për qind të joduhanpirësve dhe 11,3 për qind të ish-duhanpirësve.

Përveç kësaj, ekspertët thonë se ekziston mundësia që pikërisht cigaret shkaktojnë ankth. Studimi konstatoi se ata që e kanë lënë duhanin kanë gjasa të barabarta për paraqitjen e depresionit apo ankthit, ashtu si edhe joduhanpirësit. Rezultatet e studimit prandaj sugjerojnë që ndërprerja e duhanit mund të jetë një mënyrë për ta përmirësuar shëndetin tuaj mendor.

“Besimi që cigaret e reduktojnë stresin është krejtësisht i gabuar. Në fakt, kur e ndizni një cigare, ajo çfarë atëherë ndieni janë shenjat e para të varësisë, ndërsa simptomat janë të ngjashme me ato kur e lehtësoni stresin. Thithja e tymit të duhanit për momentin u pëlqen duhanpirësve sepse kënaqet nevoja për duhan, që është arsyeja se pse mendojnë se ndihen më mirë. Sidoqoftë, këto janë vetëm shenjat e para të varësisë ndaj nikotinës, dhe ende gjithçka është duke shkuar në rreth, cigare pas cigareje,” shpjegon dr. Mike Knapton.

Sipas hulumtimit të kryer në Britaninë e Madhe, madje një e treta e duhanpirësve thanë se nuk mund ta lënë duhanin sepse besojnë se cigaret u ndihmojnë të ballafaqohen me stresin.

“Nëse mendoni se kjo ju ndihmon, gaboheni – cigaret vetëm sa i përkeqësojnë simptomat e stresit”, shton dr. Knapton.

“Ndjenja momentale e lehtësimit apo kënaqësisë kur e ndizni cigaren nuk është e mirë, ajo vetëm e shkatërron gradualisht organizmin tuaj. Sido që të jetë, është më mirë që në luftën kundër stresit të merreni me aktivitete fizike, me hobi, gatim… çfarëdo qoftë që është e shëndetshme,” këshillon dr. Michael Roizen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.