DYLON

Cigaret elektronike janë helmuese!?

Avatar photo Redaksia

Numri i njerëzve që po helmohen nga cigaret elektronike është shtuar në vitet e fundit, sipas një raporti zyrtar.
Telefonatat në qendrat e toksikimit në Shtetet e Bashkuara, lidhur me lëngjet në cigaret elektronike, janë shtuar nga 1 në muaj, në shtator 2010, në 215 në muaj, në shkurt 2014.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregon se më tepër se gjysma e telefonatave lidhen me fëmijë nën moshën 5 vjeç. Megjithatë, 42% e tyre lidhen me të rriturit mbi moshën 20-vjeçare. Statistikat e qendrës tregojnë se numri i telefonatave në muaj lidhur me cigaret e zakonshme, nuk është rritur në të njëjtën mënyrë.

EkoHigjiena

Me shtimin e popullaritetit të cigareve elektronike, është shtuar edhe numri i rasteve me helmim. Helmimi me cigaret e zakonshme lidhet kryesisht me ngrënien e pakujdesshme të tyre nga fëmijët.

Ndërsa helmimi me cigaret elektronike vjen për shkak të lëngjeve që përmbajnë nikotinë në këto pajisje. Ai mund të ndodhë në tre rrugë: përmes thithjes, gëlltitjes ose përthithjes nga lëkura ose sytë.

Raporti është një flamur i kuq që ngrihet kundër cigareve elektronike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.