DYLON

Chelsea dhe Reali në çerekfinale

Avatar photo Redaksia

Skuadra e Chelseat nuk ka lejuar befasi. Të kaltrit e Londrës, të martën në mbrëmje, e kanë mposhtur skuadrën turke, Galatasaray, 2:0, në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finale në Ligën e Kampionëve. Kësisoj, skuadra e Jose Mourinhos është kualifikuar në mesin e tetë më të mirave të garës elitare të futbollit evropian, pasi ndeshja e parë në Stamboll ishte mbyllur pa fitues, 1:1.

Londinezët e nisën shumë mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 4-t kaluan në epërsi, me golin e shënuar nga Samuel Eto’o. Ndërkohë, tre minuta para shkuarjes në pushim epërsinë e dyfishoi Gary Cahill, me çka i krijoi komoditet skuadrës së tij, e cila deri në fund bëri lojë të sigurt, duke mos e rrezikuar kualifikimin, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Real Madridi e mposhti Schalken, me rezultat 3:1, duke i mbyllur 180 minutat e përballjes me gjermanët me rezultat të përgjithshëm 9:2. Dy gola për ‘mbretërit’ i shënoi
Cristiano Ronaldo 21’ e 74’, derisa me një gol kontribuoi Alvaro Morata 75’. Ndërkaq, golin e vetëm për Schalken e shënoi Tim Hoogland 31’.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales, në të cilat ballafaqohen Borussia Dortmund – Zenit dhe Manchester United – Olympiakos.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.