DYLON

“Chatroom”, do të vije premierë në Teatrin e Gjilanit më 21 qershor

“Chatroom”, do të vije premierë në Teatrin e Gjilanit më 21 qershor
Avatar photo Redaksia

CHATROOM nga Enda Walsh, regjisor Erson Zymberi

Premierë | 21 dhe 22 qershor | 20:00 | n’Teatrin e Gjilanit

EkoHigjiena

Me aktorët e gjeneratës më të re në vend, si: Elton Tahiri, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu, Rinesa Behluli dhe Drin Berisha.

Në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit thuhet:

Në një dhomë të errët virtuale — ku askush nuk e njeh askënd — pesë të rinj takohen. Fjalët rrjedhin… fillimisht si lojë, por pas ekraneve fshihen plagë e pas buzëqeshjeve — ankth dhe dhunë e fshehur.

“Chatroom” është një rrëfim i mprehtë për fuqinë që mund të kenë fjalët në botën digjitale.

Një botë ku çdo fjali mund të shpojë si thikë, çdo “emoji” mund të fshehë trishtimin, dhe çdo “like” — të thellojë vetminë.

Mes ironisë, manipulimit dhe etjes për një kauzë, një djalosh i brishtë shtyhet drejt buzës së humnerës. Një çast është i mjaftueshëm që fjala virtuale të bëhet akt fatal.

Një shfaqje për të rinjtë e kohës sonë, për shoqërinë që klikon më shpejt sesa ndjen, për gjuhën që mund të vrasë më thellë se heshtja.

Shfaqja është produksion i Elton Tahirit

Audienca: + 16

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.