DYLON

Challandes i kënaqur me vitin 2019, “Kemi përparuar si ekip”

Challandes i kënaqur me vitin 2019, “Kemi përparuar si ekip”
Avatar photo Elife Sherifi

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, po e mbyll një vit thuajse të ëndrrave. Ai pranon se ka ëndërruar, por nuk ka besuar se do të ketë rezultatet që përfaqësuesja e udhëhequr nga ai arriti gjatë vitit 2019 në eliminatoret për “Euro 2020”.

Kosova la pas vetes Bullgarinë dhe Malin e Zi. Po ashtu, para kësaj fushate eliminatore, Kosova triumfoi në grupin e saj në Ligën D të Kombeve, për çka ka edhe një mundësi tjetër kualifikimi.

Në muajin mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të luajë në plejofin e Ligës së Kombeve dhe në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut. Fituesi i Ligës D kualifikohet në Evropian.

EkoHigjiena

Challandes ka thënë se është i kënaqur edhe me zhvillimin e ekipit në përgjithësi. Kosova i përfundoi eliminatoret për evropianin e vitit të ardhshëm në pozitën e tretë në Grupin A me 11 pikë, duke mbetur pas Anglisë dhe Çekisë, që u kualifikuan në këtë ngjarje.

“Jam i kënaqur me atë që kemi treguar këtë vit, sidomos në eliminatoret e evropianit. Nëse krahasojmë Ligën e Kombeve me eliminatoret e ‘Euro 2020’, lirisht mund të them se kemi përparuar shumë si ekip dhe në përgjithësi kemi pasur paraqitje të mira”, është shprehur Challandes.

“Liga e Kombeve ishte një fushatë e mirë, të cilën edhe e fituam, por me kundërshtarë si Malta, Azerbajxhani e Ishujt Faroe. Ndërsa, në eliminatoret e evropianit kishim përballë kundërshtarë të fortë dhe kemi treguar paraqitje të mira”, ka thene Challandes per Koha Ditore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.