Challandes flet për Lirim Kastratin, tregon arsyen e mospjesëmarrjes së tij në ekipin e Kosovës

Challandes flet për Lirim Kastratin, tregon arsyen e mospjesëmarrjes së tij në ekipin e Kosovës

Në konferencën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për sfidat e radhës për Kosovën në kualifikimet “Euro 2020”.

Challandes u ndal me theks të veçantë për të folur në lidhje me çështjen e Lirim Kastratit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet ndaj Cekisë dhe Anglisë.

“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të”, deklaroi fillimisht Chalalndes.

Më pas tekniku zvicerian zbulon disa prapaskena të kësaj ngjarje, teksa tregon se si Kastrati e refuzoi ftesën e Challandesit.

“Kam pranuar një telefonatë nga agjenti i tij, i cili më ka thënë se nuk janë të kënaqur me këtë propozim. Ai më ka thënë se Lirimi nuk do të vjen fare nëse nuk i garanton minutat për ekipin e pare. Asnjëherë dhe për asnjë lojtarë nuk garantoj se do të luaj sigurt. Samir Ujkani, Valon Berisha apo kushdo që të jetë, nuk do të marrë asnjëherë garancën për të luajtur”, deklaroi Challandes.

Në fund Challandes tha se tashmë është në dorën e tij nëse do ta ftojë Kastratin për të ardhmen.

“Lirim Kastrati e zgjodhi që të luaj për Kosovën U21 dhe shpresoj se ti bëj gjërat mirë. Unë e rrespektoj zgjedhjen e tij, por secili do të marr përgjegjësinë për veprimet e veta. Për të ardhmen tashmë do të vendos unë”, përfundoi ai.

KOMENTE