Chahida, 16-vjeçarja e parë arbitre italiane me shami
Kjo 16-vjeçare italiane e lindur nga prindër maroken ka sjellë në fushën e lojës historinë e saj personale duke kombinuar rregullat e botës së sportit me respektin ndaj kulturës islame.
Chahida Sekkafi, është e para arbitre në Itali e cila lejohet që gjatë të ndeshjeve të mbajë shami.
“Ajo kaloi me sukses testin e zhvilluar gjatë vitit 2013 duke marrë kështu edhe licensën për arbitrim. Disa javë më parë ajo bëri debutimin e saj të parë duke arbitruar një ndeshje të kampionatit të të rinjve” shpjegon Gian Mario Marinoni,shkruan albeu.
Gjatë rrugës së saj për të arritur deri këtu 16-vjeçarja ka pasur edhe mbështetjen e familjes, veçanërisht të mamasë së saj.
