DYLON

Çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti

Çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti
Avatar photo Redaksia

Kreu i Lëvizjes Vetëvnedosje, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije se, bashkë me deputetin Liburn Aliu, patën rastin të presin Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, z. Avni Aliti.

Ja postimi I plotë:

Në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me deputetin Liburn Aliu, patëm rastin të presim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, z. Avni Aliti.

EkoHigjiena

Nga z. Salihu, u informuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe shqetësimet e tyre, tani para rifillimit të negociatave me Serbinë.

U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë.

Ne mbështesim, qëndrimin e z. Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.