Syri është një tregues i veçantë për shëndetin e njeriut. Oftamologët vetëm përmes retinën së syrit, janë në gjendje të tregojnë shumë gjëra. Mjekët e syve mund të zbulojnë edhe problemet me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare apo të mëlçisë vetëm duke ju shikuar në sy.
Disa nga simptomat që tregojnë për shqetësimet shëndetsore në organizmin tonë janë:
Skuqje të syve ose ndjeshmëri ndaj dritës
Sipas ekspertëve, kjo ndodh kur “sistemi imunitar, është duke e sulmuar veten”. Për shkak të kësaj, fillon të irritohet pjesa e mesme në sy dhe nëse jeni duke përjetuar një gjë të tillë, caktoni një takim te mjeku i syrit.
Sy shumë të thatë
Kjo mund të jetë pasojë e mos kapsitjes sa duhet të syve, ose alergjive, por skenari më i keq i mundshëm, mund të jetë sindromi Sjogren – qelizat e bardha të gjakut, sulmojnë gjëndrat që e krijojnë lagështinë në gjak.
Sy shumë të lëngshëm
Shkaktar i kësaj mund të jenë kanalet e zgjeruara të lotëve, pluhurit, erës, alergjive, infeksionit dhe lëndimit. Në fillim mund të jetë i dobishëm për shëndetin e syve të njeriut por nëse ky proces është i shpeshtë, bëni një kontroll tek mjeku.
Shtresim i fluideve nën retinë
Kjo mund të jetë e ndërlidhur me stresin, por meqenëse kjo gjë shkaktron edhe turbullimin e syrit, bën që të humbet pjesërisht shikimi.