• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Redaksia 2LONLINE 5 Tetor, 2013 7 min
 Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Njihuni me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj.

Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën.

Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të parit.

Por e vërteta është se secili prej nesh duhet të kryejë ekzaminime të rregullta për t’u siguruar se nuk ekzistojnë probleme si diabeti, që mund të kuptohet edhe nëpërmjet vizitës së syve.

Ja disa simptoma të zakonshme që mund të hasen nga okulistët dhe që mund të tregojnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin tuaj.

Sytë e kuq

Mund të jetë: Presion i lartë gjaku

Kur një okulist u hedh një dritë në sy, ai është në gjendje të shikojë enët e gjakut në retinën tuaj, që janë shumë të ndjeshme në pjesën e pasme të syrit. Presioni i lartë i gjakut mund t’i bëjë enët e gjakut të shtrembërohen ose të shpërthejnë duke e bërë kështu syrin tuaj të duket i kuq. Një nga katër të rritur me presion të lartë gjaku, nuk janë të informuar për gjendjen e tyre që mund të shkaktojë infarkt.

Zona të verdha pas syrit

Mund të jetë: Diabet

Zona të verdha yndyre ose pika të vogla në retinë, janë shenja e diabetit të llojit të dytë. Një ndryshim i madh në lidhje me recetën e syzeve që duhet të mbani është shkaku tjetër i kësaj gjendjeje. Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të shmangur problemet afatgjata ndonjëherë edhe fatale.

Unaza në iris

Mund të jetë: Kolesterol i lartë

Unaza të bardha rreth irisit, pjesës së ngjyrosur të syrit, janë shenja të nivelit të lartë të kolesterolit. Një tjetër e dhënë janë zonat e yndyrës së bardhë nën lëkurë ose rreth kapakut të syrit. Studimet tregojnë se njerëzit me të dyja këto simptoma kanë rrezik më të lartë të kenë një sëmundje zemre.

Kapakët e brendshëm të zbehtë

Mund të jetë: Anemi

Nëse pjesa e brendshme e kapakut të poshtëm të syrit është e zbehtë kur ju e ulni atë me gisht, ka shumë mundësi të jeni anemik. Pra keni mungesë të hekurit, i cili ndihmon qelizat e kuqe të gjakut. Anemia mund të trajtohet me përbërës hekuri, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e hemorragjisë së brendshme.

Sytë e fryrë

Mund të kemi probleme me tiroidet

Sytë e mëdhenj mund të jenë karakteristikë e një familjeje, por kur e shihni se sytë u janë fryrë, kjo mund të jetë një shenjë e një tiroideje tepër aktive. Niveli jo normal i hormoneve të tiroideve shkakton që indet rreth syrit të fryhen, duke i bërë ata shumë të nxjerrë.

Qepalla të varura

Mund të jetë: Infarkt ose paralizë

Një sy i rënë mund të tregojë se jeni të prirur ndaj paralizës së ashtuquajtur Bell, që është një gjendje e përkohshme paralize. Por mund të jetë një simptomë e infarktit, veçanërisht nëse të folurit ka filluar të ngatërrohet. Shumë rrallë kjo gjendje mund të jetë provë e një tumori në tru ose e një sëmundjeje autoimune që është e njohur si miastenia e rëndë.

Sy të verdhë

Mund të jetë: Sëmundje mëlçie

Problemet në mëlçi, përfshirë këtu hepatitin dhe cerozën, mund t’i kthejnë sytë nga të bardhë në të verdhë, një simptomë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Ngjyra shkaktohet prej bilirubinës, një kimikat i krijuar nga shkatërrimi i hemoglobinës, molekulës brenda qelizave të kuqe të gjakut që mban oksigjenin.

Zbehje e nervit optik

Mund të jetë: Tumor në tru

Nervi optik, i cili transmeton informacion nga retina në tru, është i dukshëm në pjesën e pasme të syrit. Kur ky është i zbehtë kjo mund të jetë një provë se vuani nga tumori në tru.

Pupilë të masës së ndryshme

Mund të jetë: Infarkt ose tumor

Pupilat e shëndetshme janë përafërsisht të së njëjtës masë dhe zakonisht reagojnë njëlloj ndaj dritës. Nëse ky nuk është rasti juaj, kontrollohuni për probleme si infarkti, tumor të nervit optik ose në tru./ikub.al/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sonte në Teatrin e Gjilanit jepet premierë shfaqja “Kopshti i Hijeve”

27 Shtator, 2023
Nacionale

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023
Gjilan

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër

27 Shtator, 2023
Njoftime/Shpallje

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator –

27 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sonte në Teatrin e Gjilanit jepet premierë shfaqja “Kopshti i Hijeve”

27 Shtator, 2023

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër të projektit ENEMLOS

27 Shtator, 2023

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator – ja rendi i punës

27 Shtator, 2023

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com