Fjala e plotë e Shefes së Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën, Valdete Bajrami, sot në Kuvend të Kosovës.
Dy ditë më parë konkretisht me datë 23 .06.2015 ishit dëshmitarë se si prap Kryeministri dhe Ministri i jashtëm bën marrëveshje në Bruksel, e ku ndër to ishte edhe ajo për Bashkësinë Serbe, përmes bisedimeve gjithnjë jo transparente për ne dhe për popullin.
Pse z. Kryeministër nuk u prononcuat për mediat dhe të na tregoni se çka u bisedua?
Pse nuk po na tregoni se çfarë vendosët në Bruksel?
Pse është bërë rutinë kjo jotransparencë e bisedimeve Kosovë – Serbi?
Kujt duhet t’i besojmë në rast se ju ikni nga kamerat dhe nuk deklaroheni se për çfarë çështjesh jeni dakorduar me palen serbe?
Ne, pos që kemi ndëgju deklarata kundërthënëse, pala serbe thotë se kemi përafrime rreth Bashkësisë Sërbe, ndërsa pala kosovare thotë se ajo do të bëhet sipas ligjeve të Kosovës e që nuk do të jetë ashtu, sepse praktikat e bëra në këto bisedime kan treguar se krejt diçka tjeter u bisedua e krejt diçka tjeter u nënshkrua, e që ju vet Kryeministër i keni trashëguar disa marrëveshje të tilla.
Në njërën anë, Vuçiçi në prani të zyrtarëve të BE-së ju ka thënë troç se nuk do të ketë asnjë shans që t’i pranoj kërkesat tuaja, e ju çka bëni me dy duar ja servoni Bashkësinë e komunave Serbe, bile bile Vuçiçi shkon edhe më largë, thotë se nuk do të na jap Gazivodën?
A thua çka i that ju? Apo, mund të na tregoni sot këtu se si ju përgjigjet Vuçiçit?
Pse askush nuk po e pranon se si grup negociator jeni shumë të dobët, edhe përkundër faktit se kësaj here ishit mbi 30 veta si delegacion, por dihet se numri jo çdo here prodhon cilësi ?
z. Kryeminsistër dhe ju Minister i Jashtëm, keni obligim shtetërorë ndaj nesh e sidomos ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës të na tregoni se për çka keni biseduar dhe çfarë vendimesh keni arritur me palën serbe?
Ju duhet t’ia bëni me dije, që në këto bisedime të ju tregoheni të gjithë atyre që mendojnë se Serbia ka hise ende në Kosovë, jo që nuk ka as hise e as prona por ju duhet që të ju tregoni me argumente se pikërisht është vet Serbia e cila duhet të na kthej pronat tona.
Ju duhet të jeni zë i të gjithë qytetarëve të cilët janë plaqkitur, të cilëve ju janë shkatërruar pronat nga po ky shtet me të cilin ju po negocioni.
A duhet të ju bie ndërmend e të kërkoni në kompenzimin e të gjitha dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.
Ju po negocioni me një shtet i cili është përgjegjësi i vetëm për humbjen e madhe të të gjithë njerëzve tanë gjatë luftës nga Serbia e Vuçiçit.
Ata janë në borxh me popullin tonë, andaj ju jeni ata të cilët duhet që në Bruksel të bëni kërkesë për të gjithë kompenzimin e dëmeve të luftës nga shteti serb e jo të pranoni se ne i kemi borgjë atyre.
Nga përvoja që na kanë sjellë këto bisedime, gjithnjë jo transparente e dimë shumë mirë se kush ka qenë përfituesi, e edhe kësaj here vetëm ne jo, por prap për çudi shteti Serb.
Edhe përkundër raskapitjes së delegacionit tonë, ata nuk morrën mundin që të prononcohen dhe të tregojnë se çka u vendos në atë takim?
E dime që do të del në shesh hiq më larg se të hënën kur ju të shkoni e vetëm ta firmosni atë që e keni arritur dy ditë më parë, e firmosja e kësaj marrëveshje jo në ditën e bisedimeve por që do të bëhet të hënën, është si çdo here me triket e juaja për të ruajtur qetësinë, sepse nesër e kemi një seacë për GJykatën Speciale e që pas kësaj ju do të jeni ata që në Bruksel do ta firmosni edhe njëmarrëveshje në dëm të vendit, atë të Bashkësisë Serbe ose më mirë me thënë krijimin e një Republika Sërpska brenda Kosovës, e që kjo është e pa pranueshme për ne por edhe për vetë qytetarët e vendit tonë.
A jeni të vetdijshëm se çfarë dëmi jeni duke i sjellur vendit?
E gjithë kjo sjellje e shtetit serb vjen nga mos gatishmëria juaj për me ju kundër përgjegjur.
Ju po negocioni edhe më tutje edhe pse e dime se këto negociata deri më tani prap po e them ishin në favor të Serbisë, duke e ditë e gjithë bota se gjenocidi i bër në vendin tonë ishte nga Serbia e ku pjesë e asaj qeverie ishte edhe ky kryeministri aktual serb.
Kur do të vi koha që angazhimin tuaj për çka edhe jeni të emruar ta adresoni për të mirën e vendit, kur do të vie fundi i interesave personale pasi që gjithë energjinë jeni duke e harxhuar në mborjtjen e interesave personale, klanore e asesi në mbrojtje të vendit dhe të qytetarëve.
Nga takimi i juaj i fundit në Bruksel shihet qartë se atje jeni vetëm për arritje të marrëveshjeve në të mirë të Serbisë, andaj edhe ka ardhur koha që kjo Qeveri t’I ndrëpres sa më parë bisedimet pasi që jeni duke pësuar debakël pas debakli gjithnjë në dëm të vendit.
Andaj dua tja u bëj një pyetje të gjithë juve që ishit pjes e delegacionit, a keni ardhë në vete pas rraskapitjes që ju a sjellën diskutimet në Bruksel?
E kam bindjen që të rraskapitur po shkoni, pasi që deri më tani asnjë takim, asnjë marrëveshje nuk e keni marr në të mirën e vendit tonë .
Është koha të kfilleni ose të largoheni, se e shkatërruat këtë vend e këtë popullë.
– Valdete Bajrami, deputete e NISMA-s për Kosovën