Shpesh herë rrushi pa fara është më i preferuar nga njerëzit. Por ekstraktet e farave të rrushit janë vënë nën vëzhgim nga shume studime. Rezultatet janë entuziaste, madje mund te themi të shkëlqyera.
Deri tani po shihet se këto ekstrakte mund të përmbajnë substanca që përfshihen në rreth 20 funksione fiziologjike dhe mund të veprojnë kundër 50 sëmundjeve.
Ja disa nga veprimtaritë mbrojtëse të ekstrakteve të rrushit:
-Mbron kundër plakjes
-Ul rritjen e disa lloje tumoresh
-Forcon venat duke përbëre një trajtim të mirë për varicet dhe hemorroidet
-Ndihmon trajtimin e diabetit
-Zvogëlon ënjtjen
Farat e rrushit fshehin substanca tepër antioksiduese dhe kjo i bën ato një shpresë të madhe në trajtimin e shumë situatave shëndetësore.
Doza e këtyre ekstrakteve rekomandohet rreth 100-300miligram në ditë. Rëndësia e tyre është e madhe, përderisa ato gjenden në dyqane produktesh organike në formë pluhuri.