Çfarë porosie dërguan në Kombet e Bashkuara shqiptarët e Luginës në vitin 2001?

Çfarë porosie dërguan në Kombet e Bashkuara shqiptarët e Luginës në vitin 2001?

Këshilli Politik për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ia kishte bërë me dije faktorit ndërkombëtar qysh në vitin 2001 se këto territore shqiptare, historikisht kanë qenë pjesë integrale e trungut etnik, por i ishin aneksuar dhunshëm Serbisë, pas luftërave ballkanike. Serbia, kurrë nuk i ka njohur shqiptarët për qytetarë të saj, po as shqiptarët nuk e kanë përjetuar Serbinë si shtet të tyre.

Shkruan: Ilmi MUSLIU

e sponzorizuar

Historikisht, Serbia i ka shtypur e shkelur shqiptarët, me qëllimin përfundimtar për zhdukjen e tyre.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së (2001), Këshilli Politik për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thoshte se territoret autoktone shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, historikisht kanë qenë pjesë integrale e trungut etnik, por pas luftërave ballkanike, dhunshëm iu aneksuan Serbisë, së bashku me Kosovën e sotme dhe Maqedoninë.

Në lidhje me çështjen e pazgjidhur politike dhe të sigurisë në rajonin e banuar me shumicë shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të njohur nga ndërkombëtarët si Lugina e Preshevës, aktualisht të administruar dhunshëm nga Serbia, Këshilli Politik për këto tri komuna, një subjekt ky me një legjitimitet ndërkombëtar, i kishte dërguar nga selia e tij në Gjilan, një Promemorie Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku e vinte në dijeni se këto territore ishin aneksuar dikur dhunshëm nga Serbia dhe që ende administrohen nga ajo.

Serbia, asnjëherë deri më tash dhe askund nuk i ka trajtuar shqiptarët si qytetarë të vet dhe, as shqiptarët nuk e kanë ndjerë Serbinë për shtet të tyre, thuhej ndër të tjera në këtë letër të dërguar KS OKB-së, nga faktori politik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, qysh në vitin 2001.

Shqiptarët në këto territore kanë zhvilluar edhe një luftë me Serbinë, për të drejtat e tyre, e cila është mbyllur me një marrëveshje të paqe, në Konçul (2001), ndërmjet përfaqësuesve politiko-ushtarak të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe zyrtarëve të Beogradit, të ndërmjetësuar e garantuar nga faktori ndërkombëtar.

Shqiptarët këtu kanë mbajtur edhe një referendum (1992), ku janë përcaktuar për bashkim me Kosovën.

Serbia mund t`i kthehet vetvetes, stabilitetit dhe prosperitetit në bashkësinë e shteteve demokratike, vetëm pasi të ketë pranuar një zgjidhje të drejtë për Luginën e Preshevës, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve atje, pa bërë kushtëzime për ndërrim territoresh, ku Kosova dhe shqiptarët si komb, në përgjithësi, do të dilnin të humbur.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE