/2L ONLINE/ – Kuvendi i VIII-tё zgjedhor i LDK-sё nё Kamenicë përveç që nxori strukturat e reja të këtij subjekti të ri për mandatin e ri, nxori në pah po ashtu edhe pakënaqësi të shumta, siç është puna me një Grup prej 36 delegatëve të këtij Kuvendit të cilët madje, si përfaqësues të nëndegëve tё LDK-sё sё Komunës sё Kamenicës, kanë reaguar dhe për këtë kanë njoftuar edhe qendrën dhe kreun e partisë Isa Mustafa.
Në një deklaratë të tyre thuhet se reagimi ka të bëjë me pakënaqësi dhe mospёrfshierje nё strukturat udhëheqëse tё Degës sё LDK-sё, të shumë figurave me vlerë e për këtë ata fajësojnë direkt të parin e Degës, Shaip Surdullin, i cili po aplikon, sipas tyre, politika përjashtuese.
Sipas këtij reagimi, me politikёn diskriminuese tё Surdulli, Dega e LDK-sё nё Kamenicё u nda nё dy pjesё, çka dëshmon përfaqësimi nё kryesi tё degës. Shaip Surdulli privilegjoi nёndegёt tё cilat LDK-sё i kanё sjellë mё sё paku vota: Kopёrnicё – 42 vota, (njё përfaqësues nё kryesi), Dajkoc 17 –vota (njё përfaqësues nё kryesi), Hogoshti – 183-vota ( dy përfaqësues nё kryesi ), nga dy Karaçeva-t ( katёr përfaqësues nё kryesi ), kurse nga nёndegёt e mёdha si Koretini me 520 – vota ( asnjë përfaqësues nё kryesi ), qyteti i Kamenicёs me katёr nёndegё, mbi 1240 – vota ( përfaqësohet me dy anëtarё rezident).
“Kulmi i injorancës sё z. Surdulli arrinё nё eliminimin e dy asanmbleisteve aktuale, e qё njёherit janë fituese e tё gjitha zgjedhjeve lokale tё pasluftës, gjithashtu janë themeluese tё LDK-sё dhe kanё ushtruar funksione tё larta nё parti dhe qeverisje lokale. Ne përfaqësuesit e nёndegёve tё LDK-sё i bёjmё me dije z. Surdulli se me kёtё politikё denigruese, injoruese dhe eliminuese ndaj tё gjithё atyre qё mendojnë ndryshe, do ta t’kurrё LDK-nё nё rritjen dhe zhvillimin e saj.”, thuhet, ndër tjerash, në këtë reagim të këtij grupi prej 36 delegatëve tё pakënaqur me procesin zgjedhor nё kuvendin e VIII-tё zgjedhor tё LDK-sё nё Kamenicё.
Për njohësin e mirë të zhvillimeve politike në komunë, Amir Jakupin, përplasjet dhe përçarjet në LDK ishin të pashmangshme. Mllefi i Shaip Surdullit, i akumuluar prej kohësh ndaj disa figurave që po e bezdisnin dhe po i krijonin telashe, pritej të shpërthente dhe Kuvendi i degës ishte momenti më i përshtatshëm. Pavarësisht kostos elektorale, ai vendosi t’i heq qafe.
‘Gjatë Kuvendit të degës, pas tij, por edhe në mbledhjen e parë me kryesinë e re, Surdulli nuk dha asnjë sinjal që është ‘për’ bashkëpunim me pjesën tjetër që i doli kundër, dhe vendosi përfundimisht t’i ndajë rrugët me ta. Këtë gjë do të duhej ta kishin të qartë kundërkandidatët dhe pjesa që i mbështeste, se bashkëpunimi me Surdullin pas zgjedhjeve, si do që të ishte rezultati, do të jetë i pamundur”, thotë Jakupi.
Sipas tij, do të jetë interesante se si kjo situatë do të reflektojë në Asamblenë Komunale.
“Një gjë është e sigurt, se kjo krizë do t’i ketë efektet negative tek anëtarësia, e cila e ka provuar një herë ndarjen. Deri në zgjedhjet e ardhshme komunale ka kohë, por jo të mjaftueshme për një qorrsokak në të cilin është futur LDK-ja. Rehabilitimi s’ka dyshim se do të jetë i vështirë, por do të varet edhe prej veprimeve që do t’i ndërmarrë pjesa e mbetur jashtë strukturave të partisë. Se a ka vepruar drejt Shaip Surdulli, apo e ka futur partinë në një rrugë pa krye, mbetet të shihet”, thotë Amir Jakupi.
Përndryshe, hidhet edhe teoria se të pakënaqurit mund të krijojnë Iniciativë Qytetare
Meqenëse Shaip Surdulli ua mbylli të gjitha dyert, grupi i 36 delegatëve të mbetur jashtë strukturave të LDK-së, zhvillimin e aktivitetit politik po e mendon përmes Iniciativës Qytetare. Burime të Kamenicapress )fb) kanë thënë se të përjashtuarit janë përmbajtur deri dje, kur ishte caktuar mbledhja e kryesisë, por tanimë s’kanë cfarë të humbasin.
“Do të na bashkohet një lumë njerëzish të pakënaqur me politikat përjashtuese dhe diferencuese të udhëheqjes së re të partisë, si dhe delegatë të Kuvendit Komunal. Me Surdullin s’na ka mbet më. Jemi në konsulta të brendshme, por edhe me elektoratin dhe do të vendosim për të ardhmen tonë politike”, thonë burimet e Kamenicapress.
Në anën tjetër, disa nga figurat e vjetra dhe të gjithë ata që u pozicionuan kundër Shaip Surdullit në kuvendin e tetë të LDK-së në Kamenicë, definivisht kanë mbetur jashtë çdo forumi partiak. Në mbledhjen e parë të LDK-së, janë zgjedhur pesë nënkryetarë dhe sekretari i degës.
Nexhat Rexha, Jeton Biqkaj, Besnik Rrudhani, Besa Krasniqi dhe Shkelzen Krasniqi janë nënkryetarët e rinj, ndërsa sekretar dhe zëdhënës dege, tashe e tutje do të jetë Alban Mehmeti. Kryetari i degës, Shaip Surdulli edhe njëherë gjatë kësaj mbledhjeje ka vlerësuar se procesi zgjedhor në parti ishte transparent dhe demokratik.
Përndryshe, Dega e LDK-së në Kamenicë është bërë e zëshme përmes një njoftimi duke thënë se trendi i diskriminimit të regjionit të Anamoravës po ndalet. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa me prioritet po vazhdon investimet kapitale në Anamoravë.
Sipas njoftimit të LDK-së, një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja është rruga dhe autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. “Me ndarjen e buxhetit mbi 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës për studim fizibiliteti për autostradën Prishtinë-Gjilan, është bërë kontraktimi i një kompanie e cila është duke bërë projektin ideor dhe e cila do ta sjellë në institucionet e Kosovës projektin për autostradën e tretë të Kosovës, pas atyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë”.
LDK e Kamenicës vlerëson se Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Ministri Lutfi Zharku përveç autostradës po vazhdon investimet edhe në rrugët regjionale. “Riasfaltimi i rrugës nga Hodonoci në Domoroc e cila do të vazhdoj në Rrugën Roganë – Karaqevë dhe mbushje të gropave në rrugët për Tugjec, Strezoc, Busavatë janë disa nga investimet e para infrastrukturore që do të pasojnë edhe me investime tjera në bujqësi, arsim, shëndetësi etj që po tregon përkushtimin e kësaj Qeverie për këtë regjion” përfundon njoftimi i Degës së LDK-së në Kamenicë. /2L ONLINE/