DYLON

Çfarë po ndodh me LDK-në e Gjilanit?!

Çfarë po ndodh me LDK-në e Gjilanit?!
Avatar photo Redaksia

LDK-ja e Gjilanit, në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar 10 mandate në Kuvendin Komunal të Gjilanit, por se akoma pa filluar mirë punën ky organ vendimmarrës (përveç seancës konstituive, akoma nuk është mbajtur seancë tjetër. Të martën parashihet mbajtja e seancës së radhës për zgjedhjen e Kryesuesit), ky subjekt politik do të jetë vetëm me 9 anëtarë pasi, Afërdita Balaj Ajdini, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e saj se tërhiqet nga aktivitetet dhe funksionet që i ka pasur brenda partisë.

“Nga sot, nuk do të mbaj më asnjë post politik. Unë do ta ushtroj mandatin tim si asambleiste e pavarur deri në fund, me përgjegjësi dhe përkushtim”, ka shkruar Afërdita Balaj Ajdini.

EkoHigjiena

Përndryshe, Afërdita Balaj Ajdini kishte fituar vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndërsa ishte edhe në garë për deputete, por që nuk i mori votat e mjaftueshme.

Ndërkohë, siç mëson Portali 2LONLINE, sot pritet takimi i Grupit të LDK-së dhe bëhet e ditur se pas këtij takimi  mund të kemi edhe deklaratë publike edhe për këtë çështje.

Rikujtojmë edhe njëherë se tani më është thirrur seanca e dytë e kuvendit komunal ku pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës.  Seanca, do të mbahet më 6 janar 2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Përndryshe, ja postimi i plotë pa ndërhyrje i Afërdita Balaj Ajdini, pasi braktisi LDK-në:

Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Me shumë respekt dhe mirënjohje ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin që më keni dhënë ndër vite.

Ju përulem me respekt për çdo rrugëtim të përbashkët, për çdo sfidë dhe çdo arritje që kemi ndarë së bashku.

Pas shumë viteve angazhimi aktiv, kam vendosur që të reflektoj dhe të tërhiqem nga aktivitetet dhe funksionet që i kam pasur brenda partisë.

Nga sot, nuk do të mbaj më asnjë post politik.

Unê do ta ushtroj mandatin tim si asambleiste e pavarur deri në fund, me përgjegjësi dhe përkushtim.

Do të vazhdoj të jem përfaqsuese e qytetarve të Gjilanit ,për nevojat kërkesat dhe projektet me rëndesi për qytetin.

Faleminderit edhe njëherë për çdo përkrahje dhe besim!

Me respekt e mirënjohje,

Afërdita Balaj Ajdini