Uji është një element pa të cilin ne nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mbijetojë edhe një muaj pa ngrënë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tri ose katër ditë, pa pirë ujë.
Kjo ndodh sepse lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga vetë organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë. Nëse ne nuk e plotësojmë sasinë e duhur të organizmit me lëngjet e posaçme mund të kemi probleme të ndryshme me organizmin tonë.
Disa nga problemet që mund të kemi nga sasia jo e madhe e ujit janë; probleme tretjeje; lëkure të thatë dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksikëve (helmeve) në trup.
Gjithashtu mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm shkakton gjithashtu metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt; muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm.