DYLON

Çfarë mund të bëjë qytetari kur dyshon se po i përgjohet Telefoni!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një qytetari i rastisë që të dëgjojë apo lexojë diku se ka mundësi që telefoni edhe të i përgjohet! Dhe me këtë rast ay ballafaqohet me këto të dhëna që tregojnë se telefoni mund të jetë i përgjuar:

– Kur telefoni bllokohet, apo ngadalësohet. Kjo ndodh sepse programet e përgjimit marrin kohë për t’u ndalur.

EkoHigjiena

– Tingujt e çuditshëm tregojnë se ka probabilitet të lartë se jeni të përgjuar. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë opsion, meqë thonë se lidhja është e dobët. Megjithatë, teknologjia e sotme është shumë e avancuar dhe moderne që të ketë pengesa të tilla.

– Zëri i bashkëbiseduesit vjen në formë roboti, është dëshmi se dikush po ju përgjon.

– Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni veprimit jonormal të telefonit, sepse kjo mund të jetë po ashtu dëshmi se ka të instaluar programin për përgjim. Ato instalohen lehtë përmes e-mailit apo Bluetoothit.

– Përgjimet ndodhin edhe në telefonat fiks, në momentet kur dëgjoni gumëzhima nëpërmjet receptorit

Lini një koment
Kështu që njëri nga ata që janë më kurajoz se të tjerët e i cili dyshon se mu këto shenja i ka telefoni i tij merr guximin dhe dëshiron të njoftohet pak më shumë për këtë përgjimin,dhe a mund të jetë edhe ay njeri nga të përgjuarit!

Kështu që i drejtohet institucioneve të cilat ay mendon se mund ta sqarojnë sado pak për këtë gjë.

Ata që kanë marrëveshje për shfrytëzimin e ofertave telefonike të PTK-VALA normale që i drejtohen qendrës kryesore të tyre në qytet.

Dhe pyesin atë që ishte përgjegjës për informim se në rast se njeriu dyshon se po i përgjohet telefoni ku duhet të drejtohet dhe a jeni ju ata që jeni të obliguar që ti mbroni klientët tuaj?

Në fillim atij përgjegjësi,nuk është se i bënë përshtypje shumë kjo punë dhe i kthehet ankuesit me përgjigjen e thatë dhe pak arrogante,si:-”ne nuk merremi me dyshime”

Por kur njeriu i thotë:”O zotëri ne kemi vetëm dyshime se po të kishim fakte as që do të vinim tek ju por do të shkonim drejtë e në organet e hetuesisë. Dhe me sa e di unë ju jeni të thirrur që ti mbroni të drejtat e klientëve tuaj”

Pas kësaj,ndryshon shtrati i rrjedhës së diskutimit.

Dhe Përgjegjësi,përafërsisht i jep këto shpjegime:

-Se ne këtu mund të ju ofrojmë vetëm suport-mbështetje teknik klientëve e sa për të tjerat sigurisht se duhet shkohet përmes policisë dhe zyrës për të drejta ligjore në Prishtinë. Na vie keq por ne vetëm kaq mund të bëjmë!!

Afërisht të njëjtën përgjigje të japin edhe ata të kompanive tjera telefonike.

Tani për fund kishte ngelur edhe njëra nga instancat e fundit ku mund të ankohej, informohej apo….Policia!

Në polici kishte një dëshirë me te theksuar për të të ofruar info dhe keshilla. Gjithkush mundet te përgjohet nëse merret vendim ligjore nga ana e prokurorit te larte kompetent. Dhe vetëm në rastet e rrezikut te larte. Thonë ata. Dhe çdo përgjim që bëhet jashtë këtyre rregullave,do me thënë pa udhëzim/kërkesë të prokurorit ashtë e pa ligjshme dhe as që mund të bëhet. Do të thotë nëse bëhet ndonjë përgjim ahere atë e bënë shteti. E shteti përgjon edhe kryetarin në këtë rast kryetaren e këdo tjetër nëse për këtë e sheh të udhës prokurori i lartë!

E sipas këtyre këshillave,gjithkush nuk mundet të bëjë përgjimin e nëse dikush e bënë ahere ay ashtë shteti. E shteti sipas ligjit po hetuaka dhe përgjuaka vetëm nëse ka indikacione të rënda inkriminuese. Se sa për çështje të vogla inkriminuese as që do merrte hapa të tillë!

Është kështu apo jo, vlerësoni vet ju!!!

/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/