DYLON

Çfarë ka të përbashkët qumështi me fiqtë?

Avatar photo Redaksia

Ndoshta fryti i fikut ju sjell në mendje sheqerin dhe ëmbëlsinë, por a e dini se ai përmban me shumicë një element tepër të nevojshëm për trupin e njeriut, kalciumin. Nëse nuk ju pëlqen bulmeti, atëherë mënyra më e mirë për të zëvendësuar kalciumin që merret përmes tij, është të konsumoni një ushqim tjetër me po të njëjtën përmbajtje.

Kalciumi njihet si ndërtuesi më i mirë i kockave, ashtu sikurse njihet për efikasitetin që ka në energjinë trupore dhe atë mendore. Studimet kanë treguar se ata persona që kanë marrë vlerat e mjaftueshme të kalciumit janë më pak të rrezikuar nga kanceri në gjoks apo tensioni i lartë i gjakut.

EkoHigjiena

Në po ju sjellim një fakt tashmë të vërtetuar, atë që fiqtë përmbajnë kalcium. Madje fiqtë e tharë përmbajnë pa aq kalcium sa e njëjta sasi e qumështit. Por duhet të bëni kujdes, mos e teproni me këtë fryt pasi sheqeri i tij, bën të vetën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.