Tri të tretat e njerëzve së paku një herë kanë ndjerë dhimbje në shpinë. Nëse janë dhimbje akute (dhimbjet zgjasin deri në gjashtë javë) nuk trajtohen shpejt dhe me kohë, mund të zhvillohen në sëmundje kronike të shpinës.
Ndoshta do të mjaftojë edhe vetë-shërimi – dhimbja e shkaktuar si pasojë e infeksionit të indeve më së miri shërohet me akull.
Shtresat e ftohta, çdo ditë nga dhjetë minuta, mund të vendosen saktësisht në vendin ku ndjeni dhimbje. Vetëm pas tri ditëve mund të kalohet në shërimin me të ngrohtë, disa herë brenda ditës, nga 20 minuta.
Për një kohë të gjatë është sugjeruar se qetësia dhe qëndrimi shtrirë ndihmojnë për të pushuar dhimbjet, por kjo ishte vërtetuar si jo e dobishme, ngase zvogëlon forcën e muskujve. Ndoshta fakti që pushojmë paraqet shkakun e dhimbjeve.
Pas 9 vjetëve dysheku nuk është i dobishëm dhe duhet zëvendësuar. Po ashtu, edhe disa ushtrime të lehta mund të zbusin dhimbjet.
Gjysmë ore ecje apo vozitje të biçikletës tre herë në javë mund të zvogëlojnë dhimbjet për 42%. Natyrisht se për çdo rast duhet konsultuar mjekun.