A keni menduar ndonjëherë se çfarë është e fshehur në fetat e limonit të cilat vendosen në një gotë me ujë mineral, Coca Cola apo në një koktej? Një fetë e limonit mund të rifreskojë pijen dhe të përmirësojë shijen, megjithatë, është e mundshme që të absorboni në vetvete një numër të organizmave të padëshirueshëm.
Në një studim të gjerë, hulumtuesit shqyrtuan koren dhe mesin e 76 copë limonëve. Fetat e limonit janë mbledhur gjatë 43 vizitave në 21 restorante. Rezultatet treguan se në 70 për qind të mostrave të përfshira, kishte mikrobe në numër të shtuar.
Mostrat janë mbledhur në momentin kur është shërbyer pija , para ndonjë kontakti tjetër fizik, megjithatë, për origjinën e mikrobeve, shkencëtarët ishin në gjendje vetëm të spekulojnë, nëse e kanë origjinën nga restoranti, ndotja, ose nga transporti. Edhe pse dihet se limoni ka disa veti kundër mikrobeve, rezultatet treguan se një gamë e gjerë e mikroorganizmave mund të mbijetojnë edhe në një limon të copëtuar.
Pronarët e restoranteve dhe kafeneve, duhet të jenë të vetëdijshëm se me limonin e vendosur në një gotë, vendosin mikrobet potencialisht patogjene, thuhet në deklaratë. Filip Tierno, profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë, kreu një eksperiment të ngjashëm në të cilën ai gjeti se rreth gjysma e mostrave të mbledhura nga restorantet, janë të kontaminuar me jashtëqitje të njeriut.
Në një studim të “ABC News”, kamerat kanë gjiruar punëtorët duke larë dhe prerë limonin në kushte krejtësisht johigjienike. Mikrobe të ngjashme ekzistojnë në enë për kripë, piper, vaj dhe keqap dhe dihet se mikrobet janë të pranishme gjithkund rreth nesh. Përveç higjienës themelore dhe zgjedhjes së besuar të restoranteve, ju mund të mbështeteni në faktin se sistemi juaj imunitar e bën punën e vet, thotë mikrobiologu njohur.
Limoni tejet i shëndetshëm
Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga ngrënia e limonit, pasi ai është tejet i dobishëm për shëndetin. Përveç që i jep shije mishit dhe sallatës dhe freskon çajin, limoni ka edhe një mori efektesh të tjera të dobishme. Ai mbron nga gripi, ul temperaturën, qetëson bajamet e pezmatuara dhe lehtëson dhimbjet reumatike, mes shumë dobive të tjera. Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë.
Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutës së limonit. Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.