/2L ONLINE/ – Sistemi i Drejtësisë në Kosovë aktualisht përbën një pasqyrë të qartë njëkohësisht edhe të keqe për shtetin i cili rrjedhimisht kontrollohet nga politika apo njerëzit klanor në politikë. Kur i shohim gjykimet e individëve nga klasa politike, së një gjyqtar e dënon kryesin e veprës penale, pas ankimimit lënda kalon te gjyqtari tjetër, i cili e hedhë poshtë vendimin e shkallës së parë, duke mos dashur ti shoh faktet dhe provat të cilat janë sa bjeshka dhe kjo e tregon së çfarë masakre po i bëhet drejtësisë në vend.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë ende i ndikuar nga politika dhe korrupsioni, sepse partitë politike i kanë emëruar anëtarët e tyre nëpër postet e prokurorëve, gjyqtarëve dhe duhet domosdoshmërish të shërbejnë për ata. Ndërsa tash na mbetet të shpresojmë që me Kryeprokurorin e shtetit z. Lumezi do të mund të përmirësohet edhe imazhi drejtësisë Kosovare, sepse politika aq shumë i ka shtrirë rrënjët në drejtësi sa që individët nga kafitërit i prejnë vetë vendimet, i ngritin aktakuzat, lëshojnë urdhra për dënime për ata që ua pengojnë rrugën.
Drejtësia kosovare deri më tani është në një mjerim të përgjithshëm duke mos qenë edhe as minimalisht brenda kompetencave dhe funksionit të saj, ku gjyqtarët vazhdimisht bëjnë masakër në drejtësi dhe vendimet që i marrin ndaj të varfërve është për tu habitur, ku një fshatar për dëmtimin e pyllit, i cili ka prerë dy metra dru për ngrohje, e dënojnë deri në dy vite burg, gjersa zyrtarët e lartë dëmtojnë buxhetin e Kosovës deri në 60 milion euro ,dhe i dënojnë me gjashtë muaj me kusht, pa i larguar nga puna. Kjo dukshëm edhe tregon se çfarë niveli funksionon rëndësia institucionale dhe deri në çfarë mase ne jemi duke u dhunuar nga kjo garniture që për realizimin e agjendave të tyre vëjnë ne funksion mjete të ndryshme pavarësisht se bien në disproporcion me atë çfarë konsiderohet normale dhe e frytshme për qytetarinë.
Mjafton të vëmë në spikamë një deklaratë të Avokatit të Popullit ku tregon ndër të tjera së në Kosovë drejtësia është aq e brishtë sa këtë e ka shndërruar në kulturë të përditshme, dhe njëherit potencon mjaftë ngjeshur se pa një vullnet të mirë politik dhe gatishmëri institucionale një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë” gjithashtu vë në dukje se me çfarë presioni përballen gjyqtarët. Këtë mund të dëshmoj- tregoj edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimi.
Këtu duhet vërë në dukje edhe një pjesë të gjyqtarëve që jo edhe rrallë janë zënë në flagrancë duke keqpërdorur detyrën e ligjshme zyrtare, konkretizuar në rast duke i plaçkitur qytetarët për të ndarë drejtësi, ku të pafajshmit futën në burg gjersa kriminelët shëtisin lirshëm,madje janë aq të fuqishëm sa që krijojnë një distancë të madhe në relacion më shoqërinë.
Andaj për ti dhënë një zgjidhje të shpejtë dhe tejet efikase sigurisht se duhet një vullnet shumë i madh politik. Kjo mund të arrihet vetëm nëse mendohet për të bërë reformat të thella, por reformat në drejtësi të mos mendohen vetëm si çështje formale dhe aspak përmbajtjesore, kjo njëherit mund të jetë e mundshme por tejet e frikshme për nivelin e tanishëm politike kur dihet se tërësisht dhe pjesa më madhe prej tyre janë pjesë e pandarë e krimit dhe gjithë dukurive negative.
Konsiderojmë se indikatorë thelbësore pse gjendemi aq rënd madje edhe të pamundshëm në krijimin e një klimë më të favorshme institucionale është pikërisht edhe mospërceptimi i drejtë i situatës së përgjithshme si sociale ashtu edhe ekonomike. Njëmend një shpjegimi duhet për ti dhënë racionalitet të fuqishëm, ku shprehur në shembull del mjaftë qartë. Shumica dërrmuese e shoqërisë madje edhe klasa politike ashtu edhe faktori ndërkombëtarë janë që Kosova për të qenë model për shtete tjera në kuptimin e implementimit të një strategjie më të përparuar në Sistemin e Drejtësisë. Si ka mundësi që të gjithë faktorët pretendojnë shtet më të zhvillueshëm ekonomikisht,të sunduar ligjërisht dhe të udhëhequr politikisht dhe prapë një përfundim s’po vije ashtu siç shprehet fillimi i saj?
Këtu mendoj se qëndron një kontradiktë e thellë sa aq shumë është shtrirë sa edhe ka krijuar konfuzion të madh, duke bërë që ne të mos jemi në përputhje të plotë me kohën ekzistenciale dhe të vendosur në të gjitha poret e jetës. Nga gjithë ata faktorë konkludojmë se situata është e pamundshme për t’u përkthyer në një situatë më të nevojshme për qytetarinë dhe kjo vije në shprehje vetëm pse s’po dimë të vlerësojmë,kërkojmë drejtësi, arsim dhe ekonomi më të mirë.
Në këtë kontekst, mendojmë se duhet më shumë për të sipërfaqësuar kohën e sotshme me gjitha elementet e saj që i prezantohen shoqërisë njëkohësisht edhe që e peshojnë minimalisht. Koha nën të cilën zhvillohen gjitha proceset politike dhe jetësore, duhet me doemos të jetohet njëkohësisht edhe të përdoret aq sa ka mundësi dhe ndjehet nevoje se vetëm në këso niveli arrijmë të shfuqizojmë të keqën dhe të artikulojmë të mirën, siç konsiston me universalen-të përgjithshmen.
Se kur njohim më mirë realitetin ekzistues dhe i lëshueshëm në çdo rast atëherë edhe zgjidhjet për të rikthyer situatën që të jetë në shërbim të shoqërisë janë më të arritshme dhe më efikase për trupin shoqëror. Në këtë kahje mund të kemi legjitimitet më të gjerë në përcaktimin e përgjegjësive politike,pastaj artikulojmë argumentin se shoqëria përbën mundësinë dhe kapacitetin për të zëvendësuar një situatë nëse vlerësohet e dëmshme me një situatë tjetër që të jetë në përputhshmëri të madh me shoqërinë. Kështu që kur ndërron shoqëria dhe mënyra e përcaktimit të saj, atëherë edhe orientimi i gjerë politike është në një vije me shoqërinë dhe qeverisja nën të cilën gjendet shoqëria është e mundshme për prekjen e çdo investimi ose vendimi pozitiv dhe relevant për shoqërinë.
Sistemi i drejtësisë, rënd dhe pariparueshëm vuan nga kompozicioni i saj organizativ,këtu duhet shtuar edhe lidhjet familjare nën të cilin ai funksionon ,dhe në asnjë moment nuk është menduar për t’i dhënë frymë pozitive në kuptimin e krijimit të vlerave të saj siç konsistojnë në paanëshmerinë, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të ndarë drejtësi ligjore dhe pa ndikime nga politika, që tmerrësisht kjo e fundit mundohet të shtrijë rrjetin e saj në çdo institucion. /2L ONLINE/
(Artikulli është bashkëpunim i dy autorëve, Islam Krasniqi & dhe Arsim Haziri)