/2L ONLINE/ – Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Riad Rashiti, anëtar i KK-së nga radhët e PDK-së ka kërkuar që në rend ditës së seancës së sotme të futet edhe çështja e Ecohigjienës. Ai tha se aty ka probleme të mëdha, kemi pasur greva të punëtorëve që ka shkaktuar kaos në qytet sa i përket grumbullimit të mbeturinave. Ai tha se dihet që komuna ka arrit një marrëveshje në vitin 2012 për partneritet publiko privat, por se askush nuk e di çfarë po bëhet në atë kompani, pse nuk po realizohen investimet që janë dashtë të bëhen. Po ashtu Rashiti ka thënë se komisioni i aksionarëve është dashtë të raportojë para kuvendarëve por nuk e kanë bërë dhe tani pasi është kryetari i komunës në këtë seancë do të ishte mirë të futet në rend dite, të dihet se çfarë po ndodh aty. Rashtii i PDK-së tha se aty kemi pas një kohë gjendje e jashtëzakonshme, andaj presin përgjigje dhe llogari nga kryetari i komunës që duhet të jep informacione për këtë çështje. /2L ONLINE