Çështja e bursave procedohet për Kuvend
(2L ONLINE) – Është mbajtur sot mbledhja e parë e Komitetit për Politik e Financa e Komunës së Vitisë në të cilën është shqyrtuar propozim rregullorja për ndarjen e bursave për student të komunës së Vitisë, propozim vendimi për shpalljen me interes publik për katër parcela katastrale në Beguncë, si dhe është aprovuar vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete.
Lidhur me pikën e parë, propozim rregulloren për ndarjen e bursave e paraqiti drejtori i Drejtorisë së Arsimit Qahil Sinani, I cili tha se ajo është hartuar duke u bazuar edhe në gjithë përfshirjen e të gjitha shtresave të studentëve, lëndëve deficitare, etj.
Anëtarët e KPF-së u shprehën se duhet të ketë sa më shumë kritere në mënyrë që pakënaqësitë dhe keqpërdorimet të evitohen, pasi që kriteri do të mënjanoi çdo parregullsi të mundshme, sepse detajon të drejtat e të gjitha shtresave të studentëve.
Po ashtu u tha se edhe komisioni duhet të jetë gjithë përfshirës, ndërkohë që zv.kryetari i komunës Hasan Aliu propozoi që tek lëndët deficitare të përfshihen të gjitha kuadrot me ndryshime nga viti në vit në mënyrë që të kenë mundësi të jenë përfitues edhe student të tjerë.
Kjo pikë u aprovua njëzëri nga anëtarët e KPF-së që të procedohet në Kuvend. Po ashtu edhe pika rreth shpalljes me interes publik të parcelave në Beguncë për nevoja të ndërtimit të shkollës së fshatit, kaloi për tu proceduar në Kuvend. /2L ONLINE/
