DYLON

Certifikohenn në fushën e instalimit të ujësjellësit

Certifikohenn në fushën e instalimit të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Sot në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 14 persona të cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale në fushën e instalimit të ujësjellësit.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit-Kosovë- Luksemburg si dhe Drejtori i kësaj shkolle, Nijazi Lutfiu dhe të tjerë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg për siç tha ai mbështetjen e vazhdueshme që po e bënë ky fondacion me projekte të ndryshme në Komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Ai tha se Komuna e Vitisë është e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim të mirë pasi që projektet të cilat po realizohen me këtë Fondacionin Kosovë-Luksemburg janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Haliti theksoi se me trajnime të tilla në veçanti përfitojnë ata të cilët dëshirojnë të rrisin njohurit e tyre profesionale për tregun e punës.

Nijazi Lutfiu, Drejtor i Sh.M. P “ Jonuz Zejnullahu” në Viti, foli ndër tjerash rreth rëndësisë së trajnimeve të tilla dhe shtoi se në tregun e punës nevojitet njohurit teorike dhe praktike të cilat do të ju ofrohen përmes projekteve të tilla.

Ndërkaq në këtë ceremoni kanë folur edhe përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg por edhe Prof. Ramadan Ramadani i cili i ka trajnuar 14 vitiasit në fushën e instalimit të ujësjellësit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.