DYLON

Certifikohen zyrtarët e Gjendjes Civile në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyrtarë të cilët punojnë në Gjendjen Civile në Viti, kanë pranuar sot certifikatat nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi që muaj me parë ata ju ishin nënshtruar provimit profesional. Këtij provimi ju ishin nënshtruar 12 zyrtar të gjendjes civile në Viti ku një zyrtare ka arritur maksimumin prej 100 pikëve, 2 zyrtar të tjerë nga 98 pikë e pjesa tjetër prej 96-88 pikë .

Përndryshe ky rezultat vlerësohet si i suksesshëm pasi që pjesa dërmuese e zyrtarëve të gjendjes civile në Viti kanë arritur ta kalojnë këtë provim me pikë të larta. Ndërkaq Isak Sadiku, Drejtor për Administratë në këtë komunë vlerësoj rezultatin e arritur duke i inkurajuar ata që të kujdesën në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve ndaj qytetarëve të kësaj komune./2L ONLINE/

EkoHigjiena