(2LONLINE) -Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Menaxhim mbajti modulin e parë të trajnimit “Menaxhimi dhe Hartimi i Projekteve” me studentët e Universitetit të Prishtinës.
Moduli i parë u mbajt me studentët e Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit.
Mejdi Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm bëri të ditur se Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim Institutin Kosovar për Menaxhim gjavëve të ardhme do të realizojë edhe trajnime tjera të këtij moduli me studentët e tjerë të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës.
Gjithashtu, ai tha se USPE në periudhën dyvjecare do t’i ofrojë studentëve ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të moduleve të ndryshme që do të mundësohen nga Instituti Kosovar për Menaxhim.
Sadiku tha se Unioni i Studentëve Pro Europian sikurse në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i ofrojë studentëve ngritje të kapaciteteve profesionale përmes projekteve të ndryshme që do t’i realizojmë së bashku./2lonline/