DYLON

Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj përfundoi sot Kursi Bazë për Snajper me pjesëmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kursantët gjatë këtyre pesë javësh u trajnuan në përdorimin e Snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e certifikimit e cila u realizua sot në Kazermën “Skëndërbeu” në Ferizaj morën pjesë: komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Irfete Spahiu, Shefi i Shtabit të KDS-së, Nënkolonel Arsim Shaqiri si dhe përfaqësues të rexhimenteve të këmbësorirsë dhe Poplicisë Ushtarake.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnoj dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.