DYLON

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në fushën e medias dhe komunikimit

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në fushën e medias dhe komunikimit
Avatar photo Redaksia

Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Prishtinë, sot u certifikuan pjesëtarë të FSK-së, të cilët kishin mbajtur trajnimin për media të realizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) .

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi që të njoftohen në fushën e medias dhe të komunikimit masiv; njohuri, këto të cilat do të mund t’i përdorin gjatë realizimit të detyrave të tyre, në FSK.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin: Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ibrahim Shala, drejtoresha Ekzekutive e IKMK-së znj. Kaltrina Ajeti, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Zyrës së Informimit, nënkolonel Vëllazërim Qerimi./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.