/2L ONLINE/ – Në fshatin Skifteraj të Vitisë, është zhvilluar sot ceremonia e shpërndarjes së certifikatave mbi pronësinë, për fermerët përfitues të serrave nga Fondacioni Kosovë Luksemburg në kuadër të sektorit për gjenerimin të të ardhurave. Në ceremoninë e sotme, u certifikuan 30 pronarë të serrave, ndërkohë që në grupin e dytë pritet të certifikohen edhe 26 të tjerë në fusha të tjera që kanë qenë përfitues të fidanëve të mjedrës, dredhëzës etj. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke falënderuar Fondacionin për investimet e shumta që ka bërë në realizimin e projekteve të shumta e sidomos në fushën e bujqësisë dhe të edukimit.
“Falënderoj udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksmeburg për bashkëpunimin tejet të mirë, ku kemi arritur realizimin e shume projekte ne komunën e Vitisë, siç janë vendosja e kamerave të sigurisë ne shkolla, sigurimin e ujit të pijes nëpër shkolla, serra-leje te nxehta për shume fermer, kemi hap shume kanale qe kane përmbytë qindra hektar tokë nga vërshimet, kemi rregulluar edhe lumin Letnica etj. “ ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka përmendur edhe kontributin e Fondacionit në hapjen e zyrës së investimeve në komunën e Vitisë, ndërkohë që ka porositur fermerët angazhimin e tyre në punimin e sipërfaqeve bujqësore. Ndërkaq drejtori i Fondacionit Kosovë-Luksemburg Fisnik Beqiri , ka theksuar bashkëpunimin e mirë që ka pasur me strukturat udhëheqëse të fshatrave dhe fermerët e këtyre vendbanimeve, duke shpresuar se një bashkëpunim i tillë do të vazhdoj edhe në 3 vitet e ardhshme.
Bazuar në ndihmën nga fondacioni, përfitimin dhe angazhimin individual e familjarë gjatë punës së tyre në kultivimin e kulturave në serra, fermerët përfitues u janë mirënjohës fondacionit Kosovë-Luksemburg. Ata njëherit vlerësojnë lart bashkëpunimin që kanë pasur gjatë gjithë kohës me fondacionin, ku shumica e përfituesve të serrave kanë qenë nga gjinia femërore .
Kryetari i këshillit të fshatit Skifteraj Demush Sadiku, ka bërë të ditur se në kuadër të projektit 2 vjeçar të fondacionit, ka pasur 2 raunde aplikimi, ku në raundin e parë kanë përfituar 30 fermer nga 3 vendbanimet Skiftera, Radivojc dhe Budrikë, prej të cilëve 20 kanë qenë nga fshati Skifteraj të cilët nga përfitimi i tyre kanë siguruar të ardhura, si për familje ashtu edhe për tregun.
Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në Skifteraj ka investuar edhe në realizimin e disa projekteve të tjera me rëndësi si: trajnime për fermer, pastrimin e kanaleve fushore, instalimin e nxemjes qendrore në objektin e shkollës, si dhe në riparimin e kulmit të shkollës së fshatit. /2L ONLINE/