DYLON

Certifikohen 12 zyrtarë policorë për mbikëqyrje ajrore pa pilot dhe pranohet donacion nga Ambasada e SHBA-së në kuadër të programit ATA

Certifikohen 12 zyrtarë policorë për mbikëqyrje ajrore pa pilot dhe pranohet donacion nga Ambasada e SHBA-së në kuadër të programit ATA
Avatar photo Redaksia

Policia e Republikës së Kosovës me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale në mbështetje të operacioneve policore dhe sigurisë publike, ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.

Në trajnim pjesëmarrës ishin dymbëdhjetë (12) zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot. Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.

EkoHigjiena

Përveç këtij trajnimi, Policia e Kosovës po ashtu pranoi edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 USD nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program), donacion i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike.

Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit, thuhet në njoftimin e Policisë.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.