DYLON

Çerkezi takon Kryeministrin Mustafa

Çerkezi takon Kryeministrin Mustafa
Avatar photo Redaksia

Lideri i Lëvizjes për Reforma – PD, Sylejman Çerkezi, ka takuar Kryeministrin Mustafa.

Në këtë takim Mustafa  -Çerkezi,  u fol për gjendjen aktuale politike në vend si dhe për procesin e reformes zgjedhore që po e pret vendin, thuhet në një komunikatë të PD-së lëshuar nga Fidan Mustafa, sekretar i përgjithshëm.

“Çerkezi e njoftoi kryeministrin Mustafa për gjendjen aktuale në Partinë e Drejtësisë, për procesin reformues brenda PD-së si dhe për bashkëpunimet politike.

EkoHigjiena

Kryeministri Mustafa, shprehi angazhimin e tij për proceset politikë në vend si dhe për mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.

Sylejman Çerkezi eshtë udhëheqës i grupit reformuese brenda PD-së, e cila u mbështetet nga shumica dërrmuese e Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Partisë por që nga KQZ u cilësua si jo statusore”, thuhet në fund të komunikatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.