Celuliti është pak a shume një problem për te gjitha femrat. Si pasoje e shume faktorëve te komplikuar, ky fenomen behet gjithashtu shume bezdisës edhe ne periudhën e shtatzënisë.
Por ja tani vjen një lajm i mire për te gjitha femrat qe janë ne këtë faze te jetës se tyre, te cilat tani do te kenë mundësinë qe duke ndjekur disa receta te kenë mundësi qe ta parandalojnë dhe luftojnë me mire këtë fenomen, duke zvogëluar sadopak këtë proces te bezdisshëm.
Çfarë duhet te bëjmë atëherë për këtë, për te parandaluar dhe luftuar celulitin.
Ushqimi. Ajo qe te gjithë duhet te kenë mire ne mendje është pikërisht ajo qe lidhet me ujin. Ne këtë faze te jetës është e këshillueshme qe te shtohet edhe me shume sasia e ujit qe pimë, për ta çuar këtë sasi deri ne 2 litra ne dite.
Nga ana tjetër duhet qe ne regjimin ushqimor te shtohen po ashtu me shume edhe ushqimet e lehta dhe te pasura ne vitamina, si sallata, domate, ananas, boronica etj.
Aktiviteti fizik. Aktiviteti fizik është i këshilluar edhe ne shtatzëni. Por ne këtë faze ai duhet te jete me i reduktuar dhe madje me i ëmbël për trupin. E këshillueshme për to është edhe një ecje e lehte ne ajër te pastër. Për ato gra qe për fatin e tyre e kane banesën pranë detit, rekomandohet qe te lëvizet edhe brenda ne det deri ne nivelin e gjurit.
Masazhet. Masazhet luajnë gjithashtu një rol te mire ne këtë faze. Por nëse një seance masazhi tek masazhatori i specializuar ju rendon xhepin, atëherë këshillohet automasazhi. Një krem i mire masazhi do te ishte gjithashtu i këshillueshëm dhe me te një automasazh prej 10 minutash ne mëngjes dhe ne darke. Këshillohet qe ky masazh te behet pas banjës.