Celina shkëlqen me Cityn e të rinjve
Bersant Celina nuk di të ndalet në Ligën e Kampionëve për të rinj. Sulmuesi i talentuar kosovar realizoi një tjetër gol me peshë për skuadrën e tij Manchester City.
Në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve ku City kishte përballë Romën, Celina shënoi golin e parë në fitoren 4-0 të skuadrës angleze përballë ekipit italian. Ishte minuta 71 e takimit kur djaloshi i datëlindjes 1996 me një goditje spektakolare nga distanca mposhti portierin të rinjve të Romës rumunin Alin Pop, duke e ndaluar topin në trekëndëshin e portës së skuadrës verdhekuqe.
Pas finalizimit të futbollistit kosovar, Man. City realizoi edhe tri herë të tjera me Bryne, Ambrose dhe Barker për t’i çuar shifrat në 4-0. Ky ishte goli i 4-t për Celinën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve së të rinjve pasi më parë lojtari i rritur në Norvegji kishte arritur të shënonte edhe tre gola të tjerë në dy ndeshjet ndaj Bayernit. Me këtë fitore Manchester City u mbylli fazën e grupeve në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve. Por nuk është vetëm Celina një prej futbollistëve të rinj me orgjinë shqiptare që po shkëlqen në Ligën e Kampionëve të kësaj grupmoshe, pasi edhe mesfushori i kombëtares së 19-vjeçarëve të Shqipërisë, Qazimi Laci po e bën diçka të tillë. Futbollisti 18-vjecar realizoi një gol në fitoren e fundit të të rinjve të Olympiacosit përballë Malmos duke u ngjitur në kuotën e 4 golave po aq sa Celina.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=13023
