DYLON

Çelësi te presidentja

Avatar photo Redaksia

Ndërhyrja e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin është futur vendi pas zgjedhje parlamentare të 8 qershorit, po vlerësohet e drejtë.

Mirëpo nga presidentja tani po kërkohet që ndërhyrja e saj mos të bëhet vetëm sa për sy e faqe, por të provohet në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha palët.

EkoHigjiena

Të enjten pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, shefja e shtetit Atifete Jahjaga ka ftuar në takim liderët e partive politike ku ka dëgjuar propozimet e tyre për dalje nga situata e krijuar në vend.

Pas përfundimit të takimeve, presidentja ka vlerësuar se dalja nga kriza politike është në dorë të deputetëve të Kosovës.

Sidoqoftë, njohës të çështjeve politike, presin që ndërhyrja e presidentes të japë rezultat. Sipas tyre, nuk duhet një përpjekje pro forma por angazhim dhe kërcënim i partive politike me zgjedhje në rast të mungesës së marrëveshjes. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.