DYLON

Çeku: Vonesat për transformimin e FSK-së, të pakuptimta

Avatar photo Redaksia

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i pakënaqur me procesin e transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura. Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plani afatgjatë dhe struktura.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri, shkruan ‘Epoka e re’.

EkoHigjiena

Megjithatë, ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur.

Në të kundërtën, sipas tij, nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.