DYLON

Çeku: Vazhdojnë punimet për rinovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta”

Çeku: Vazhdojnë punimet për rinovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta”
Avatar photo Redaksia

Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), ka thënë se po vazhdojnë punimet për rinovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.

“Të rejat dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë kushte më të mira për aktivitet dhe zhvillim të potencialit të tyre”, ka thënë Çeku

EkoHigjiena

Sipas tij, ky projekt, me vlerë investimi prej 2.7 milionë euro, po realizohet si investim i përbashkët mes Ministrisë dhe Komunës së Gjilanit.

“Përmirësimi i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit”, ka thënë ministri në detyrë i Kulturës…, Hajrulla Çeku.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.