DYLON

Çeku u ka kërkuar veteranëve që të besojnë në punën e Komisionit

Avatar photo Redaksia

Udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së Agim Çeku thotë se procesi i verifikimit të listave është në përfundim dhe se shtyrja e afatit për publikimin e tyre është bërë në pajtueshmëri me komandantët e zonave dhe vartësit e tyre për të shmangur ndonjë parregullsi.

“Komandantët e njësive tjera, zonave tjera kanë lyp pak më shumë kohë që të para se t’i publikojnë të kalojnë edhe një herë së bashku me komandantët e tyre dhe pikërisht janë në këtë faqë që sa më pak të ketë gabime, apo fare të mos ketë gabime”, tha Çeku për RTV21.

EkoHigjiena

Çeku u ka kërkuar veteranëve që të besojnë në punën e Komisionit.

“Veteranët mos ta humbin shpresën, të kenë durim, të kenë besim që ne me seriozitetin më të madh do t’i trajtojmë ankesat e tyre në mënyrë që lista përfundimtare të jetë e saktë edhe e vërtetë”, tha Çeku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.