Çeku: Listat e veteranëve janë vetëm fillestare
Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, Agim Çeku, ka thënë se ende s’janë finale listat e publikuara për veteranët e UÇK-së. Ai ka thënë se deri më 20 shkurt do të publikohen listat finale. Çeku ka thënë se aplikacionet janë të ruajtur për të gjithë veteranët.
“I ftoj të gjithë veteranët të ankohen ne Komisionin e Apelit. Pas ankesave publikohet lista finale. Gjykata është shkalla e fundit për të gjithë ata që nuk janë të kënaqur t’i drejtohen Gjykatës”, ka thënë Çeku, në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, janë 30 ditë ankese për të kundërshtuar apo kërkuar statusin e veteranit.
“Nuk i përjashtojmë gabimet. Është listë fillestare. Ftoj gjithë me gjakftohtësi t’i ofrojmë argumentet. Do t’i trajtojmë të gjitha ankesat”, ka theksuar ai.
