DYLON

Çekia përkrah të ardhmen evropiane të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.E martë, 22 korrik 2014

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Dolezel për angazhimin dhe punën e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat. Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Çeke, ambasadori Jiri Dolezel e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe veçanërisht bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Ai tha se Republika Çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përkrahë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.