Çekia mposht bindshëm Kosovën U19 në hendboll

Çekia mposht bindshëm Kosovën U19 në hendboll

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10.

“Kanë ndikuar shumë faktorë në këtë humbje të lartë. Fondi i lojtareve është i limituar, për arsye shëndetësore dhe për shkak të obligimit të disa hendbollisteve në provimet pranuese në fakultet.

Poashtu çeket kanë skuadër shumë cilësore dhe llogariten favorite për të fituar kampionatin në Lituani”, thuhet ne reagimin e FHK-se.

KOMENTE